• |
ide | kryesore

Kaçe, shpresa e Partizanit për një sezon protagonisti: Latifi e Ngo’o bëjnë Vllazninë e Tiranën të fluturojnëi

-Instant, Sport



Në një kampionat që parashikohet të jetë i luftuar dhe në ekuilibër të paktën për ato skuadra që kanë objektiva madhorë, kampionët janë ata që do të bëjnë difernecën. Në fund të fundit janë marrë piëkrisht për këtë, në tentativë për të kulmuar diferencat e shfaqura në sezonin e kaluar në krahasim me Teutën. Në Shkodër, Latiti është ambjentuar dhe po merr përsipër skuadrën. Penalltia e realizuar në Laç që zhbllokoi sfidën në minutën e 11, në një fushë delikate, tregoi se lojtari i di përgjegjësitë dhe është gati të justifikojë sforcot ekonomike që janë bërë për të. Vllaznia e ka vënë sulmuesin në qendër të projektit dhe shumë gjëra janë luajtur mbi këmbët e tij.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Tirana, duke zgjidhur problemin e madh të një viti më parë dhe duke kthyer në skuadër talismanin e titullit Michael Ngo’o. Anglezi plangprishës, mund të ketë karakterin e vështirë, por e ka të tillë edhe për mbrojtjet e portierët kundërshtarë. Dygolëshi në debutim është evidentim i një varësie që bardheblutë kanë tendencë të kenë, e imponuar nga një figurë karizmatike si gjiganti i sulmit. Tani Shehi ka mundësinë ti japë edhe Seferit lirinë taktike që e penalizoi jo pak kampionatin e fundit, sepse Tiranën mbi shpatulla ka ndërmend ta marrë Ngo’o.

Filozofinë e një kampioni për të mbajtur peshën e fanellës e pati edhe Partizani, që veprimin e fundit të merkatos e kishte një bombë të vërtetë, duke sjellë në kryeqytet Ergys Kaçen. Është ai lojtari nga ku duhet të kalojë gjithcka, në ide, inteligjencë e zgjidhje të casteve të vështira. Duhet, sepse mesfushori nuk e ka marrë ende përsipër skuadrën e Dajës, por minutat në të cilat tekniku iu drejtua dhe euphoria me të cilën ai ka përballuar edhe një humbje si ajo ndaj Teutës, tregojnë se Kace është gati për përballjet agonistike, për ti dhënë Partizanit atë kapërcim në kualitet e për të bërë ‘mrekullinë’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *