• |
ide | kryesore

Këngëtarja e njohur rrëfen varësinë e saj nga alkooli

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja,Michelle Heaton ka rrëfyer për herë të parë  varësinë e saj nga alkooli

Përmes rrjetit të saj social, Instagram Michelle ka postuar dy fotografi, në njërën duke treguar gjendjen e saj gjatë kohës që ishte e alkkolizuar dhe ke fotoja tjetër se si duket tani.”Kjo fotografi nuk është për t’u shokuar, ishte realiteti im! 20 javë më parë kjo isha unë, unë isha e shkatërruar, sistemi imunitar po dështonte. Tek e dyta jam sot, më e shëndetshme dhe më e lumtur. Në Ditën Ndërkombëtare të të qenurit Esëll duhet të rrisim ndërgjegjësimin mbi varësinë. Është gjithashtu dhe Muaji i Rikuperimit dhe kjo hap linjat e komunikimit që cojnë në një mirëkuptim më të përshtatshëm. Kjo ditë mundëson një shans për të ndërtuar lidhje edukuese dhe që të vijnë në ndihmë. Suksesi ka të ngjarë që të vijë kur sistemi shoqërohet me ndërgjegjësim, dashuri dhe sinqeritet. Nëse rrëzohemi, a nuk është më e thjeshtë që të ngrihemi kur kemi një sistem suporti të duhur? E kundërta e varësisë është lidhja me njëri-tjetrin. Sot jam më e fuqishme mendërisht dhe fizikisht, më shumë se çfarë kam qenë ndonjëherë. Merrini hapat gradualisht”, deklaroi këngëtarja. Gjithashtu ajo zbuloi se ka marrë ndihmë profesionale dhe se në muajin gusht  mbushi 100 ditë pa pirë alkool. 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *