• |
ide | kryesore

Kosovë/ Qindra raste të reja dhe 12 të vdekur nga Covid-19

-Instant, Lajme



Vijon të jetë shqetësuese situata e pandemisë në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë vdekur 12 persona si pasojë e virusit. Gjithashtu në orët e fundit janë regjistruar 410 raste të reja me COVID-19.  Rastet janë konfirmuar pas testimit të mbi 8 mijë e 700 mostrave.

“Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501”, ka njoftuar Ministria.

MSh-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 1 mijë e 732 personave, derisa janë vaksinuar edhe mbi 22 mijë persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *