• |
ide | kryesore

Leonardo, sulm tjetër ndaj Real: “Nuk e shoh PSG pa Mbappé në fund të sezonit”

-Instant, Sport



Drejtori sportiv i PSG Leonardo është kthyer të flasë për të ardhmen e Kylian Mbapé në Canal +, në vigjilje të debutimit të kryeqytetasve në Champions. “Unë nuk e shoh Mbappen të largohet në fund të sezonit – ishin fjalët e brazilianit -. Askush këtu te PSG nuk mendon për një të ardhme pa Kylian. Marrëdhënia midis tij dhe PSG është e thellë, prandaj ne nuk mendojmë për këtë skenar”. Një pohim ngacmues ndaj shpresave të Real Madrid, të cilëve i kushton edhe një akuzë: “Nuk ishim të kënaqur me sjelljen e tyre, me ofertën e tyre të pamjaftueshme”.

Leonardo ka sqaruar më tej edhe për atë që ndodhi në tratativën e spanjollëve për xhevahirin francez, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022. “Fillimi i negociatave për një nga futbollistët më të mirë në botë në javën e fundit të merkatos së transferimeve krijoi një situatë që nuk na pëlqeu – u ankua drejtori parizien – . Ne ishim të qartë në lidhje me pozicionin tonë mbi ofertën. Nuk ishte e mjaftueshme, pasi ishte më e ulët se ajo që kishim paguar për ta marrë atë. Oferta e fundit për të cilën ata folën, nuk erdhi kurrë. Nuk mund të organizosh një merkato për dy, tre ose katër muaj dhe të ndryshosh planet kështu”.

Në shtëpinë e PSG do të bëjnë gjithçka në muajt e ardhshëm për të bindur lojtarin të zgjasë kontratën e tij. “Kylian përfaqëson shumë për ne. Jo vetëm sepse është francez, por edhe sepse është një nga futbollistët më të mirë në botë. E pastaj si person na pëlqen, të gjithë e pëlqejmë. Messi, Neymar dhe Mbappe nuk janë diçka për tu parë për vetëm një vit, mendoj se ato janë shumë plotësues të njëri-tjetrit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *