• |
ide | kryesore

“Martinin e kam mik kur nuk është trajner”: presidenti Xhaferri ndez sfidën me Teutën

-Instant, Sport



Një fitore e rëndësishme në debutimin në kampionat ka rikthyer entuzazmin në Shkodër, që tani e shohin me bindje skuadrën e tyre mes pretendentëve. Një opinion që u trondit në fakt me disfatën në Superkupën e Shqipërisë përballë Teutës. Ajo 0-3 me të cilën u imponuan durrësakët la shije të hidhur, të fshirë nga një prezantim force në Laç që i ka bërë shkodranët të duken një formacion krejt tjetër pikërisht në vigjilje të përplasjes, tashmë në kampionat, me Teutën. Rivaliteti mes dy formacioneve është rritur edhe më shumë nga fakti se në pankinën e bregdetarëve është një shkodran si Edi Martini, që deri tani ka ditur ti shkaktojë dëme skuadrës së vendlindjes.

Presidenti Alban Xhaferri shpreson që këtë herë të jetë ndryshe e i ka kujtuar mikut të tij, se në fushë janë kundërshtarë: “Martinin e kam mik dhe kam respekt për të, por kur vjen si trajner i Teutës në Shkodër është kundërshtar dhe dua ta mund. Ai i ka dhënë atyre një lojë që na ka krijuar probleme, por dimë tani si ta përballojmë dhe në këtë ndeshje shpresojmë ti japim përgjigjet në fushë”.

Vllaznia e Teuta do të sfidohen në Loro Borici në javën e dytë të kampionatit dhe vijnë të dyja nga një fitore e rëndësishme, kundër skuadrave që konsiderohen rivalë direktë. Durrsakët kaluan Partizanin 1-0, ndërsa kuqeblutë erdhën nga transferta kurbinase me një 3-5 premtuese…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *