• |
ide | kryesore

Pas akuzave për armëmbajtje pa leje, Fjolla Morina lirohet nga burgu

-Instant, Paparazzi, Slider



Fjolla Morina, është liruar sot nga paraburgimi në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Shqipëri, dhe kështu i është ndërprerë masa e paraburgimit. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi, përmes një bisede telefonike.

“Po, është e vërtetë, Fjolla Morina është liruar sot nga paraburgimi, pasi Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ekstradim dhe të njëjtës i është ndërprerë masa e paraburgimit”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin. Ajo u arrestua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, për shkak se ajo ishte e dënuar në Shqipëri për kalimin e kufirit shtetëror me armëmbajtje pa leje.

Mbi të rëndonte akuza “trafikim i armëve dhe municionit” dhe dosja e saj u shqyrtua në Gjykatën e Kukësit shtatorin e vitit të kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *