• |
ide | kryesore

Përmbytje të mëdha në Francë

-Instant, Arkiva, Planet



Franca është prekur ditët e fundit nga shira të rrëmbyeshëm dhe era të forta, që kanë shkaktuar probleme në trafik.

Disa rrugë të vendit janë “pushtuar” nga uji, ndërsa disa shkolla janë mbyllur për shkaqe sigurie. Sipas raportimeve të deritanishme, një person është shpallur i zhdukur, ndërsa një tjetër është goditur nga rrufeja.

Përkohësisht është mbyllur autostrada që lidh Nim dhe Monpelej, kurse trafiku hekurudhor mes këtyre dy qyteteve është rënduar dukshëm.

Sot pritet të ketë reshje edhe më të mëdha të shiut, e 13 komuna kanë paralajmëruar për ngritje të nivelit të ujit si rezultat i reshjeve të mëdha.
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Jerald Darmanin, ka dalë në vendin e ngjarjes duke i siguruar qytetarët se do të ndihmohen e përkrahen në këto ditë të vështira.

Rreth 900 zjarrfikës dhe punonjës civilë kanë dalë në terren për të ndihmuar qytetarët që kanë ngecur nëpër shtëpitë e tyre, dhe nuk po mund të dalin si rezultat i nivelit të lartë të ujit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *