• |
ide | kryesore

Pique, i dorëzuar pas humbjes me Bayern: “Tani, jemi këta…”

-Instant, Sport

Humbja përballë Bayern Mynih e ka demoralizuar keq Gerard Piqué. Sikur të mos mjaftonte disfata e rëndë (3-0), e pësuar mbrëmë në shtëpi, në debutimin e Ligës së Kampionëve, katalanasit e përfunduan takimin, për herë të parë në dekadën e fundit, pa asnjë goditje në portë. “Rezultati është i rëndë, veçanërisht sepse luajtëm në shtëpi. Megjithatë, nëse analizojmë lojën, në pjesën e parë i qëndruam përballë Bayernit, i cili kaloi në avantazh vetëm falë një devijimi. Dyfishimi na dëmtoi keq, pastaj përfunduam me pesë tetëmbëdhjetë vjeçarë në fushë dhe prapë e provuam. Tani jemi këta, shpresoj që disa lojtarë të kthehen. Është një vit i komplikuar. Bayern ishte superior ndaj nesh, por ne mund të ngrihemi në këmbë, veçanërisht me kthimet e Ansu Fati dhe Agueros”, tha qendërmbrojtësi.


“Për momentin ne nuk jemi ndër favoritët, por asgjë nuk ndryshon – vazhdoi Pique -. Ndonjëherë kemi qenë të tillë dhe kemi dështuar. Sezonin e kaluar Chelsea nuk ishte favorit dhe më pas fitoi turneun. Unë nuk jam duke kërkuar justifikime: ne jemi Barça. Do ta shohim në fund të sezonit”, përfundoi i trishtuar mbrojtësi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu