• |
ide | kryesore

Rritje pagash, vaksina dhe rrugë/ Të gjitha premtimet e Ramës për mandatin e tretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama pritet të paraqesë të enjten në parlament programin e ri qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Programi, i cili iu është shpërndarë deputetëve që të mërkurën, mbështetet në 5 shtylla kryesore:

“Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë; Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen dhe Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë”.

Qeveria premton që “në fund të pranverës 2022 nuk do të ketë më gjurmë të tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”.

Ndërsa lidhur me situatën e pandemisë “garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022”, duke paralajmëruar kështu një ulje të fashës së popullatës që duhet vaksinuar, nga +18 vjeç që është aktualisht.

Qeveria premton gjithashtu një mbështetje financiare për të ringritur “sektorët më produktivë të ekonomisë”, duke ofruar nga 50 milionë euro në formën e garancisë për turizmin, transportin dhe manifakturën.

Sipas programit të qeverisë, ekonomia ka nisur të japë sinjalet e një gjallërimi të dukshëm, dhe ajo synon që rrija ekonomike të jetë mesatarisht 4.5 përqind në vit, si dhe ulje të borxhit publik në nivelin e 60 përqindshit në fund të mandatit. Po ashtu dhe paga mesatare mujore do të rritet me 25 përqind deri në fund të katërvjeçarit.

Sipas programit, dyshemeja e pagës së patatueshme mbi të ardhurat do të rritet nga 30 mijë në 40 mijë lekë, një masë që sipas qeverisë do të bëjë që 63.8 përqind e totalit të të punësuarve, ose afro 435 punonjës, të kenë zero tatim mbi pagën.

Ndërsa deri në fund të mandatit synohet “rritja e pagës së mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40%, e punonjësve të administratës publike me 30% dhe e pagës mesatare në administratë nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj”.

Sa i përket infrastrukturës, qeveria parashikon që brenda këtij viti të nisin punimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe të nënshkruajë kontratën për një tjetër aeroport në Sarandë.

Po brenda këtij viti premtohet të përfundojë Rruga e Arbërit, ndërsa në maj të vitit të ardhshëm aksi Kardhiq-Delivinë që do të shkurtojë ndjeshëm rrugën drejt Sarandës.

Brenda vitit Qeveria premton nisjen e punimeve për Hekurudhën Tiranë – Rinas -Durrës, ndërsa në janar të vitit të ardhshëm “nisin punimet për transformimin e Portit aktual të Durrësit në një hapësirë moderne të kompletuar me një marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale, që do ta pozicionojë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar mesdhetar”.

Në sektorin e energjisë, synohet që Shqipëria “të jetë një vend eksportues neto i energjisë elektrike në të gjithë rajonin, me një sistem energjitik shumë më të diversifikuar, dhe një vend që reduktimin e rezervës së saj të energjisë hidrike të rinovueshme përgjatë thatësirave do ta kompensojë me energji të gjelbër, të prodhuar nga impiantet diellore dhe ato të erës”.

Sipas programit qeverisës, “brenda marsit të vitit 2022 nënshkruajmë kontratën për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, HEC-i më i madh në vend”, planifikuar me kompaninë amerikane Bechtel.

Me një tjetër kompani amerikane e njohur në nivel botëror, Exxon Mobile, “brenda qershorit 2022 nënshkruajmë kontratën për fillimin e punimeve për TEC-in e Vlorës, projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it me LNG (gaz të lëngshëm natyror), tek ndërtimi i një terminali rigazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e LNG-së, duke shndërruar Vlorën në një HUB rajonal”.

Me kompaninë franceze Voltalia, pritet të nisin pranverën e ardhshme, punimet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MW, më i madhi në Ballkan.

Sa i përket integrimit europian, ai mbetet objektivi parësor i qeverisë shqiptare. Por duke qenë se procesi dhe etapat e tij janë pjesë e vendimeve të shteteve anëtare të BE-së, në programin e saj qeveria thekson se “detyra e Shqipërisë është që në katërvjeçarin e ardhshëm të ecë edhe më shpejt, me qëllim që qytetarët shqiptarë të shohin një datë të qartë se kur i gjithë ky proces mund të finalizohet me Shqipërinë si një vend anëtar i Bashkimit Europian”.

Në rrafshin rajonal Shqipëria angazhohet të forcojë bashkëpunimin, duke vënë dhe një herë theksin te nisma “Ballkani i hapur” që deri më tani sheh pjesëmarrjen të vetëm 3 nga 6 vendet ballkanike, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Qeveria shqiptare angazhohet ndërkohë që “të lobojmë më fuqimisht për njohjen e shpejtë të Kosovës nga të gjithë vendet e botës dhe për pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB” e po ashtu që “takimi i përvitshëm i qeverive Shqipëri – Kosovë të zgjerohet për të përfshirë në tryezë edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin”.

Së bashku me programin qeverisës, kryeministri pret të marrë mbështetjen e parlamentit dhe për kabinetin e tij të ri, i cili u dekretua një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta. Seanca maratonë e parlamentit, do të nisë me prezantimin nga ana e kryeministrit, pastaj me pyetjet e deputetëve për anëtarët e qeverisë dhe të përfundojë me debatin në sallë. /VOA



5 Comments

  1. I vetmi sektor qe nuk permenedet eshte pikerisht ai qe terheq nje pjese te mire te investimeve formale dhe informale, ndertimi. Duan te fusin minaren ne thes.
    Nese kjo qeveri do kishte realisht nje strategji diversikimi ekonomik, nuk do vazhdonte te jepte ne menyre te shfrenuar leje per ndertime te cmendura ne mes te Tiranes te cilat pervec se shemtojne, zhurmojne dhe mbysin qytetin, jane forma me parazitare dhe pa vlere te shtuar e investimit. Arsyeja qe e lehtesojne dhe nxisin kete lloj investimi eshte e perhershmja, 20%-shi. Nuk po i kerkojme te mos jene te babezitur sepse ajo eshte e pamundur, por te pakten jo kaq primitive, gjejeni nje forme me kreative per te na vjedhur. 20 vjet ne te njejten vrime fyellit.

  2. Bullshit me colorit mavi!

    Ketu do jemi, dhe do shohim keto pallavrat qe flet mjekerbardhi. Ne 8 vjet e pame, nje MUT te madh beri!

  3. Vallaj, ky i mban premtimet. E tha ne 2013 kur erdhi ne pushtet qe brenda mandatit te pare, uje non stop 24 ore. Tani qe ka fillu te tretin, uji vuuuuuuu 2 ore ne dite dhe ai qe vjen nuk pihet se gjithe baktere.

    O Paulin, habitem pse lodhesh te genjesh (premtosh). Ti pa realizuar asnje premtim dhe i mer mandatet lehtesisht me kete popull ne shumice komunisto-patronazhist-bythqir.

  4. Ahhha…. iku domatja me patatet…. fluturoi cmimi qe sot, sapo degjuan xhevahirin e rritjes se pagave…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *