• |
ide | kryesore

Sarandë/ Kultivonin lëndë narkotike, 4 persona në pranga dhe një në kërkim

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë, Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, Ermir Indrisllari, 30 vjeç dhe Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Ndërkaq në kuadër të operacionit të koduar “Five”, është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.A. 30 vjeç në fshatin Vrinë, Sarandë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Five”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, 2 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor i koduar “Five”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë;

-Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *