• |
ide | kryesore

Temperatura deri në 33 gradë, si do të jetë moti për ditën e sotme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës PARAQITET me kthjellime në zonat bregdetare POR kthjellime dhe vranësira të lehta në zonën e ulët dhe zonen malore. Pjesa e dytë e ditës paraqitet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova
Deri në mesditë, moti do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësira te lehta e kalimtare POR parashikohet që vranësirat në orët e pasdites dhe mbrëmjes të shtohen në të gjithë territorin, KU më të dukshme do të jenë në zonat Juglindore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut
Moti i vranët parashikohet të mbizotëroje në republikën e MV në pjesën më të madhe të ditës. POR gjithashtu pritet që herë pas here të ketë dhe intervale te shkurtra me kthjellime të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *