• |
ide | kryesore

Zbulohet çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të deputetëve të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike mblodhi pasditen e së mërkurës kryesinë dhe grupin e saj parlamentar. Në mbledhje ka qenë edhe kryetari Lulzim Basha si dhe nënkryetarët, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku e Grida Duma, por edhe deputetët Oerd Bylykbashi, Helidon Bushati, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Tomorr Alizoti dhe Edi Paloka edhe pse disa prej tyre janë pozicionuar qartazi në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Munguan deputetët Flamur Noka dhe Tritan Shehu që gjithashtu janë parë në krah të Berishës. Mësohet se në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat ishte seanca e nesërme plenare ku pritet të votohet qeveria e re dhe programi i “Rama 3”. Në mbledhje është vendosur që të mos bëhen pyetje për programin e qeverisë dhe gjatë diskutimeve çdo deputet të flasë 10 minuta.

Deputetët e PD do ta përqendrojë diskutimin te 3 çështje kryesore, si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend që këto që sipas PD qeveria ka dështuar.

Nuk ka informacione që në mbledhje të jetë diskutuar për çështjen e Berishës që ditën e nesërme në orën 18:00 ka thirrur një takim në kryeqytet në atë që e quan si “një aksion për shpëtimin e PD-së”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. i shkreti Rame. Djerse te ftohta do kete kur te perballet me Lulin qe tashme eshte bere burre sipas

    udhezimeve dhe keshillave te vlefshme te Madherise se tij dhe vete ambasadores.

  2. jqj cfare strategjie brilliant

    mos e mbushni me lajme kot

    aman ca ka thon? se ka thon njeri dr msot!

    na keni care karin me porosi foshnjarake

    a thu se jane kalamj kopshti, haje te tere ushqimin dhe fol 10 minuta fiks!!!

    lajme kari per mbledhje idiote

    te bojn detyren si opozite, ose te ikin te gjithe ne pidh te semes! me bashen te parin qe i ka von ne rresht po u jep abc

    deputete kari si e harxhojne kohen me kto karlliqe!

  3. budallallik.

    Covid-19 eshte nje histori suksesi per Ramen
    Tërmeti , gjithashtu teori suksesi.
    Kriminaliteti , ketu ka shume per te diskutuar. Ketu duhet te insistojne demokratet. Mundesisht te vijne me fakte reale jo fjalime propagandistike. Fakte ka plot. Neqofte se pastaj do fillojne te bejne hartime me fraza shabllone , populli do thote prape … AH FILLUAN PRAP KETA.
    Merrni shembull nga Murrizi per dy padite qe beri ne SPAK . Beri shume pak propagande, vetem solli fakte te mbeshtetura me dokumente dhe impakti mediatik dhe real ne aspektin e drejtesise qe arriti ishin me te mirat ne keto 8 vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *