• |
ide | kryesore

7 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

-Instant, Lajme, Të fundit



Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet L. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi me inicialet S. Ll., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis dhe një armë e ftohtë(thikë).

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases N. J., 42 vjeç, pasi i ka vjedhur një shumë parash shtetasit M. B.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi i shtetasit L. T., 29 vjeç, pasi në lokalin ku ishte i punësuar ky shtetas dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. U., 60 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore;

A. M., 35 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e IKMT-së dhe i ka dëmtuar mjetin e punës. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 shtetas pasi kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e IKMT-së. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë procedimin në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 19 vjeç dhe F. J., 16 vjeç, pasi gjatë një konflikti kanë goditur me sende të forta shtetasit E. B., 17 vjeç dhe F. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *