Ngërçi i reformës në drejtësi mund të marrë goditjen fatale në qershor të vitit të ardhshëm, kur mbaron afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që vetingu nuk ka mbaruar as për gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Më një Gjykatë Kushtetuese qe ka 6 anëtarë (Vitore Tusha më mandat të skaduar), më një Gjykatë të Lartë që ka 35 mijë dosje pezull dhe me një Prokurori të Përgjithshme që vuan nga mungesa e prokuroreve, ndërprerja e vetingut (kalimi në kompetencë të KLP dhe KLGJ) do të ishte një goditje kolapsuese për reformën në drejtësi.
Pikërisht për t’i dhënë oksigjen reformës, duhet ndryshimi i Kushtetutës dhe votat e Partisë Demokratike. Sot, Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar konsensusin e opozitës që të ndërhyjnë në kushtetutë për të zgjatur mandatin e KPK dhe Komisionerit Publik. Kjo tha Manja po bëhet edhe në konsultim me SHBA dhe BE.
“Mbarimi i mandatit të KPK dhe Komisionerit Publik mbaron në 17 qershor 2022. Janë 801 subjekte per tu rivlerësuar janë 431 subjekte të vetura dhe mbeten në proces 370 subjekte. Për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi ne mendojmë dhe jemi në komunikim me SHBA dhe BE që ky proces të përfundohet nga organet e vettingut. Ne do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitës që mandati i i KPK dhe Komisioneri Publik të zgjatet deri në përfundim të procesit të vettingut deri në rivlerësimin e plotë të subjekteve. Zgjatja e mandati kërkon ndërhyje në kushtetutën dhe ne nuk i kemi votat e nevojshme dhe për këtë do të kërkojmë konsensusin e opozitës”, tha Manja.
Vetë Rama ka kërkuar para dhe pas zgjedhjeve bashkëpunim me Lulzim Bashën, duke theksuar se për ofertën e tij të bashkëpunimit, nuk ka vija të kuqe.
Ky eshte bashkepunim per te roberuar Shqiptaret .
ja dhe nje kar tjeter qe beson tek cipi Bill Gates
reforma ka deshtuar
nuk ka sens te vazhdoje me
Po 30 vjet ne tranzicion?!
drejtesia duhet te lihet e qete te punoje
sikur ska kuptim qe behet veting per 1000 nga te cilet 650 shkarkohen dhe nja 100 heqin dore
pra kalon veting 1 ne 3
por ne cdo sistem po qe se marrin leke marrin leke te gjithe mund te mos marre leke dikush q ka ambicje por duke pare trupen e prokuroreve dhe gjyqtareve e sheh qe 99% jane te profilizuar per te marre lek, pra mbase sia kane gjetur , por 99% marrin leke
prandaj ska kuptim te heqesh 1 ne 3 apo 1 ne 2 , por duhet ti heqesh te te tere qe te jesh i qete dhe puneson vetem nje pakice te perzgjedhur per te funksionuar institucionet deri ne momentin qe dalin magjistratet e rinj…
kjo reforme eshte unike dhe eksperiment fondacionesh
deshtimi ishte parashikuar , oerd bylykbashi u perpoq ta fuste ne binare me komisioin e venecias, por qe rama me ligjet me shumice te thjeshte i degjeneroi procesin
nuk duhet te vazhdoje me.
le ti heqin ca kane mbetur, keta qe kane kaluar te jene me afat te kufizuar
mos kerkoni ne bordello per te virgjer
Reforma e kimeteve sorosiane per te xhvatur para dhe ti dhene pushtet absolut mafjes. Sikurse ben per 20 vite ne Afganistan.
PD po i dha votat per ndryshime kushtetuese do mari fund njeher e mire si force politike.