• |
ide | kryesore

Brenda 2 vitesh përfundon Unaza e Madhe në Tiranë/ Ministrja Balluku prezanton projektet e mandatit të tretë

-Instant, Lajme, Të fundit

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar një sërë projektesh që priten të konkludohen por edhe disa të tjera që do të nisin në mandatin e tretë të qeverisë Rama. Sipas Ballukut, brenda 24 muajve të ardhshëm do të mbyllet Unaza e Madhe në Tiranë. Po ashtu ministrja ka njoftuar ndryshime për sa i takon portit të Durrësit dhe atij të Vlorës. Kështu, faza e parë e portit ekzistues të Durrësit do të përfshijë edhe ndërtimet me destinacion turistik por edhe marinën elitare. Porti i Vlorës do të kthehet në një port jahtësh. Ndërkohë sa i takon hekurudhës Tiranë-Durrës mësohët se punimet do të nisin në fund të shtatorit.


Porti i Vlorës është një port që ndryshon destinacionin dhe kthehet ne një port jahtesh dhe lidhet me Lungomaren. Ndërsa porti komercial do të mbulojë shërbimet e lëvizjeve tregtare dhe integruar me portin edhe peshkimin. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës  ndërsa aeroporti i  Vlorës pritet të mbyllet brenda këtij mandati, ndërsa ai i Sarandës na rezulton që do të ketë kapacitete të rëndësishme nga prillit në tetor për lëvizjen charterave për turistët dhe do i duhet 24 muaj për ndërtim dhe parashikohet dhe ku aeroport të dorëzohen në pranverën e 2025 në përfundim të mandatit të tretë. Do nis puna për korridorin blu dhe nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati. Nyja e Kasharit dhe deri në Fier pretendohet të mbyllet brenda këtij mandati. duke pasur parasysh gjatësinë e madhe të këtij korridori pjesa tjetër do kërkojë kohë. Bypass i Gjirokastrës është pjesë e këtij korridori dhe më pas deri në Kakavijë.  Sektori hekurudhor duke pasur dhe vëmendje të veçantë nga KE kemi arritur që të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë Tiranë-Durrës, dhe jemi në një fazë përfundimtare dhe kantieri nis në fund të shtatorit për këtë hekurudhë. Jemi në një fazë të avancuar negociatash për hekurudhën Vorë-Han i Hotit”, tha Balluku.


Ministrja gjithashtu ka përmendur edhe nisjen e kantierit të aeroportit të Vlorës, që pritet të fillojë në nëntor.

 

6 Comments

  1. Nuk jane projektet e mandatit të tretë por vjedhjet galopante te mandatit te trete qe do mbushin xhepat e pushtave me pushtet dhe do sherbejne per blerje votash ne zgjedhjet e ardhshme . Vidh per te fryre xhepat e per te blere vota qe te marresh pushtetin , mba pushtetin per te grabitur perseri , kjo eshte motoja e sektit antishqiptar mavi .
    A i keni bere pyetje vetes pse kur rruget financohen dhe zbatohet nga BE-ja 1km rruge nacionale kushton rreth 600 mije dollar dhe kur financohet e zbatohet nga “shkencetaret” tane kushton rreth 5 milion euro ? Pra rreth dhjete here me shume se europa . Zj.Kim merrni projektin e unazes se re dhe çojani nje studioje prestigjoze ne USA nese ata e nxjerrin koston e saj me shume se 1/3 e kostos qe e kane nxjerre “shkencetart” tane atehere do te ulem ne gjunje e do te kerkoj falje ty dhe gjithe Shqiptareve ( preventivi te behet me kostot dhe çmimet e amerikes, jo me tonat qe jane disa here me te vogla) . Kjo eshte sfide per ty zonje , nese do te vesh drejtesi mos shko tek SPAK-u por ço keta haduter e bij hajdutesh tek SPAK-u . Athere Shqiptaret do ju jene mirnjohes personalish Juve , se SHBA -se i jemi dhe do ti jemi mirnjohes gjithmone çfardo Amasadori qofte ne kete vend dhe çfado veprimi befte ai .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu