• |
ide | kryesore

Çuçi: Këtë mandat do të vendosim kamera në çdo kryqëzim të vendit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili pritet të rikonfirmohet edhe në mandatin e ardhshëm në këtë seancë nga Kuvendi shpalosi objektivat kryesore të dikasterit që ai drejton për 4 vitet në vijim.

“Asnjë centimetër katror në Republikën e Shqipërisë të mos dhunohet më siç është bërë në këto 30 vite. Do të përdorim dronët për kontrollin e territorit. Në këtë mandat synohet vendosja e kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë.

Do të rishohim strukturën e krimit ekonomik në policinë e shtetit nën asistencën e policisë federale gjermane.  Shumë shpejt do e sjellim këtë nismë në parlament.

Do ta transformojmë SHÇBA-në në një strukturë të mbikëqyrjes policore. Ligji i ri për këtë transformim po përgatitet me asistencën e drejtpërdrejtë të partnerëve tanë amerikanë”, tha Çuçi.



7 Comments

  1. Sot pashe njerin qe kaloi 2 kryqezime rresht me te kuqe. Perballe kishte 3 police qe nuk bene asgje. Keshtu qe blini ca robokope se kamerat nuk ju bejne pune kur 70% e policeve dhe 100% e qeverise jane bashkepunetore te krimineleve dhe shtetit i kane rene breket e si del per zot asgjeje. Ketu ligjin e bejne krimi e oligarkia, jo qeveria dhe parlamenti

  2. Ky mjekrroshi flet sikur nuk e kane qeverisur Shqiperine keto 8 vjet. Me mire te them sikur nuk e kane rrjepur 8 vjet. Po mire o xhan, ku ishit me perpara? Mashtruesa dhe maskarenj, ja cfare jeni ju. Edi Rama ia arriti qellimit, vete Ali e vete Kadi, tani na la dhe pa opozite. Hajt suksese ne jete o shqiptare.

  3. Mielli importohet! Qumeshti gjithashtu! Mishi po ashtu! Eksportojme ndonje gje ne?! Apo nje mut?! Dhe keta me flasin per drone!

    Mjer ky milet ke zgjedh per ta drejtuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *