• |
ide | kryesore

Gazetari Enver Robelli nxjerr bllof lajmin manipulativ të Met Veliut për Ballkanin e hapur

-Instant, Të fundit



Gazetari kosovar, Enver Robelli ka akuzuar kolegun e Tiranës, Met Veliu se përhap lajme manipulative për të dëmtuar Kosovën lidhur me çështjen e Ballkanit të hapur. Duke e etiketuar Veliun si “buri dhe trompetë” oborrtare të qeverisë socialiste, ai i referohet një lajmi të këtij të fundit se gjoja Bosnja do të ulej në tryezën e “Open Balkan”. 

“Mediat oborrtare të qeverisë socialiste të Tiranës, dje, me bori e trumbetë dhe nën siglën „ekskluzive“ dhanë këtë lajm: edhe Bosnjë- Hercegovina po i bashkohet nismës „Open Balkan“. Kështu paskësh thënë Zoran Tegeltija, kryesues i Këshillit të Ministrave të Bosnjë- Hercegovinës, pra kryeministri i këtij vendi. Nëntoni i lajmeve të tilla të fryra e ka një synim: të bëhet propagandë kundër Kosovës, e cila, ja, nuk po e përkrahë „Open Balkan“, kurse Bosnja gjoja ndërroi mendje.”, shkruan Robelli.

Në fakt dje në lajmet e Top Channel, Veliu futi një kronikë që pretendohej se ishte ekskluzive ku thuhej: “Në një kohë kur në tryezën e Ballkanit të Hapur ulen vetëm kryeministri Edi Rama, Zoran Zaev nga Maqedonia e Veriut dhe presidenti Serb, Aleksandar Vuçiç, ky konfigurim pritet të ketë ndryshime. Burime diplomatike pohuan se në këtë drekë, Zoran Tegeltija, Kreu Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, ka pohuar se vendi i tij është i gatshëm të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur”. “Ne,- është shprehur Zoran Tegeltija- jemi duke i dhënë përgjigje pikëpyetje të fundit që kemi dhe fillim viti 2022 do të na gjejë si pjesë të Ballkanit të Hapur” (shihe lajmin te plote ketu).

Ndonëse burimi i përhershëm diplomatik i Veliut, sipas të gjitha gjasave gjendet në zyrat e Endri Fugës, gazetari Enver Robelli e ka demontuar këtë lajm. Ai ka treguar të vërtetën lidhur me futjen e Bosnjës në “Ballkanin e hapur”.

“Sa është e vërtetë kjo”?- pyet ai dhe më pas shpjegon: “Zoran Tegeltija është politikan serb, ka qenë ministër i financave në republikën serbe të Bosnjës dhe është aleat i Milorad Dodikut, liderit të serbëve të Bosnjës, i cili po të kishte fuqi nuk do e priste të nesërmën për ta shkatërruar Bosnjën. Nuk është kurrfarë befasie nëse politikanët serbë të Bosnjës vallëzojnë me takt të muzikës së Beogradit. Nuk është as befasi që Tegeltija të thotë se ai mendon që Bosnja ndoshta do t’i bashkangjitet nismës “Open Balkan“. Por, punët politike në Bosnjë janë paksa më të ndërlikuara dhe këtë ndoshta duhet ta kenë parasysh mediat e oborrit qeveritar në Tiranë.

Zoran Tegletija nuk mund të marrë vendim kokë më vete për „Open Balkan“. Bosnja është shtet i tre popujve me fuqi vendimmarrëse dhe me veto. Për shembull ministrja e Jashtme Bisera Turkoviq në nëntor 2020 ka thënë se „Mini-Schengeni“ për Bosnjën nuk është projekt tërheqës. Nga momenti kur është nënshkruar ‘tregu i përbashkët rajonal’ në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili është i bazuar në katër liritë, i ashtuquajturi ‘Mini-Schengen’ praktikisht e ka humbur rëndësinë në kuptimin ideor“, ka deklaruar Turkoviq.

BBC në gjuhën serbe e ka pyetur ministrinë e Jashtme në Sarajevë se përse Bosnja nuk është ende pjesë e nismës „Open Balkan“ dhe përgjigjja ka qenë kjo: „Presidenca e Bosnjë- Hercegovinës nuk ka marrë ende vendim për këtë“. Presidenca e Bosnjës i ka tre anëtare – një boshnjak, një serb, një kroat. Momentalisht disponimi i dy anëtarëve të presidencës (boshnjakut dhe kroatit) është kundër hyrjes së Bosnjës në „Open Balkan“. Andaj lajmi „ekskluziv“ i përhapur dje nga mediat oborrtare tiranase është vetëm një flluskë propagandistike.

Mali i Zi po ashtu nuk dëshiron të jetë pjesë e „Open Balkan“, ndonëse ky vend tani ka një qeveri që konsiderohet proserbe. Zorka Kordiq, kryenegociatore e Malit të Zi për anëtarësim në BE, ka thënë për gazetën „Vijesti“ se Podgoricës më shumë i përshtatet tregu i përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe jo „Open Balkan“ i instaluar nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Në lidhje me „Open Balkan“ profesori grek Nikolaos Cifakis nga Universiteti i Peloponezit thotë: „Ekziston rreziku që iniciativa ‘Open Balkan’ mund të thellojë vijat ekzistuese ndarëse në rajon dhe zbatimi i saj mund të paraqesë një fushëbetejë të re për çështjet e Kosovës dhe Bosnjës. Nëse Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duan të shmangin këtë rrezik, duhet t’i kenë parasysh shqetësimet e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe t’i japin përparësi inkluzivitetit të procesit”.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Urime Enver – tashme po njihesh edhe ti me lëtyrat mediatike te Ben Blushit, levantinit emblematik te Rames!

  2. YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH MED VELIUT DHE KY VELIU ESHTE NGAZLLYER PAK SI SHUME thotë:

    KY MED VELIU ESHTE FUTUR NE GARE ME YMER GELBAZA KELLIRA KOL SALLAKU SKYPE DHE CARLO BOLEN. BOLINO SE CILI JA FUT LLAPEN NE BYTH ME THELLE EDI RAMES,E KENI VEREJTUR SE EDHE DHEMBET KANE FILLUAR TE JU QELBEN ME NGJYR TE VERDHET

  3. Enver ! Gazetarit qe e shkrojti kete lajm , nuk ke asgje qe mund ta qertosh.
    Ai nuk deformoi fjalet e Tegeltijas . Eshte histori tjeter se sa peshe ka Tegeltija ne vendimarrjen e Bosnjes.
    Por gazetari thjeshte dhe vetem ka pasqyruar se cfare eshte thene. Pastaj portalet e ndryshme per dorin kete citim per te vendosur tituj qe ju intereson atij.
    Muhamed Velu shkrojti vetem :::: “Ne”, është shprehur Zoran Tegeltija – “jemi duke i dhënë përgjigje pikëpyetje të fundit që kemi dhe fillim viti 2022 do të na gjejë si pjesë të Ballkanit të Hapur”.
    Kaq ka shkruar Veliu, Pastaj prt-halet dhe gazetare te ndryshem e marrin kete thenie , e lexojne me syzet e tyre dhe i japin ngjyrimet qe ata duan .

    Enver Robeli… ja paske fut kot me kete shkrim.

    1. Beso me siguri je nga ata të Mero gëlbazëz që shajnë dhe ofendojnë demokratët nga fillimi deri në mbarim koperativist hesapi

  4. Ore t . Pse komenton komentin tim ? Merru me ate qe ka shkruar Rrobeli.
    PO , E LEXOJ EDHE TEMEN E MERO BASES !!!!
    Asnjehere nuk kam share apo ofenduar njeri me komentet e mia .
    Po kooperativist kam qene , tani administroj tokat e mia ( ato qe me la im ate) .
    Kurse ti qneke nga ata qe me shume shikon se cfare komentojne te tjeret se cfare eshte shkruar ne lajm.

  5. Muhamut Velina asht nji KONE e neveritshme dhe po ashtu nji cope muti qe merr formen e kepuces sa here qe shkele mbi te’.Zorraxhi i konfirmum i ridhjerjes social-komuniste dhe i Paulin Bilalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *