• |
ide | kryesore

Greqi/ I riu shqiptar humb kontrollin e makinës dhe përplaset me kamionin, ndërron jetë

-Instant, Lajme



Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Greqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të së mërkurës në Livadia të Greqisë. Mediat helene raportojnë se 32-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë në drejtim të zonës së Tebës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni.

Thuhet se përplasja ka qenë shumë e fortë, sa që është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses me qëllim nxjerrjen e shqiptarit të plagosur prej mjetit, ndërsa ai ka humbur jetën në spital. Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit në fjalë, ndërsa policia po heton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *