• |
ide | kryesore

Humbën në fund, Inzaghi fajëson Courtois: “Gjetëm përballë një portier të pakalueshëm”

-Instant, Sport



Simone Inzaghi nuk e kapërcen dot zhgënjimin për humbjen befasuese në minutën e 89 kundër Real Madridit në shtëpi: “Duhej t’i kushtonim më shumë vëmendje, kishte mbetur vetëm një minutë … – tha tekniku zikaltër me keqardhje. – Më vjen shumë keq, që e gjej veten duke komentuar një humbje pas një paraqitje të tillë. Por ne duhet të shikojmë përpara, të mendojmë se si e mbajtëm fushën kundër një ekipi si Real Madrid. Gjetëm përballë një portier i cili ishte vërtet i vështirë për t’i shënuar gol. Është e qartë se nuk mund ta ulësh kurrë përqendrimin kundër ekipeve të tilla, por duke luajtur kështu jam i sigurt për kualifikimin”.

Inzaghi, tashmë përpiqet të shikojë përpara: “Pozitive është mënyra me të cilën ne e mbajtëm fushën, konkluzionet e bëra dhe si e sulmuam Realin. Diçka që unë me siguri nuk do ta doja janë të gjitha ato pritje të Courtois… Në kuptimin se një ose dy ne duhej t’i shënonim dhe kjo humbje nuk do të kishte ndodhur. Na vjen keq për tifozët, për klubin dhe për lojtarët tanë, të cilët dhanë gjithçka në fushë. Siç thashë, megjithatë, duke luajtur kështu kam besim për të ardhmen dhe për kualifikimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *