• |
ide | kryesore

Humbja në Champions kushton për Solskjaer: Manchester United shënjestron dy trajnerë pa pankinë

-Instant, F1, Sport

Humbja e bujshme e Manchester United kundër Young Boys, pavarësisht golit të Cristiano Ronaldos, mund t’i kushtojë pankinën Ole Gunnar Solskjaer. Sipas shtypit anglez, tekniku norvegjez rrezikon të shkarkohet, nëse nuk arrin t’i japë kthesë këtij fillimi zhgënjyes në Ligën e Kampionëve. Për norvegjezin nuk ka më kohë, sepse me një merkato ku kanë mbërritur në Old Trafford lojtarë si Varane e CR7, pritshmëritë kanë shkuar në majë.


Për më tepër, Young Boys nuk ishte një skuadër ku anglezët mund të parashikonin rezultat tjetër vec fitores. Fakti që me avantazhin 1-0, kur mbeti me 10 lojtarë, United u shpërbë duke lejuar përmbysjen e zviceranëve, tregon një mangësi menaxhimi të ish-sulmuesit. Në anën tjetër, impakti në skuadër i Ronaldos është monumental: tre gola në dy ndeshje me Djajtë e Kuq. E një situatë e tillë nuk mund të kapërcehet.


Sipas Daily Express, janë dy kandidatë që United do të vlerësonte për të zëvendësuar norvegjezin: Antonio Conte dhe Zinedine Zidane. Trajneri francez është në pole position, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera me Ronaldon dhe Varane, me të cilët ai ka punuar më parë te Real Madrid. Për më tepër, Zizou më në fund mund të trajnojë Pogba, një nga dëshirat e tij të mëdha si trajneri i Real Madrid. Nuk mund të anashkalohet Conte, por që ka kundër karakterin e tij të ashpër, që lojtarë luksi si ata të Manchester mund të mos e preferojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu