• |
ide | kryesore

Kuvendi në seancë maratonë/ Pritet prezantimi i programit qeverisës dhe votimi i kabinetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte në orën 10:00 do të zhvillojë një seancë maratonë ku pritet që të bëhet dhe prezantimi i programit qeverisës dhe përbërja e kabinetit qeveritar. Pas prezantimit të programit qeverisës, do të jenë të hapura debatet mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës nëse do të kenë diçka kundër apo pro programit të prezantuar.

Seanca pritet të ndahet në 3 pjesë ku konkretisht: në të parën, e cila nis në 10:00, do të prezantohet programi nga Rama, në të dytë, që nis në orën 13:00, do të ngrihen pyetje nga deputetët në sallën, dhe në orën 16:00 do të bëhet votimi i programit dhe qeverisë së re. Prania e opozitës në Kuvend do të jetë e padiskutueshme dhe kjo gjë u konfirmua ditën e djeshme pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat në të cilën u vendos se nuk do të bojkotohej seanca e ditës së sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *