• |
ide | kryesore

Liverpool, Klopp: “Gjithçka perfekte, përveç kur rrezikuam të humbisnim”

-Instant, Sport



Liverpoolit iu desh të djersiste deri në fund për fitoren kundër Milanit në debutimin e tyre në këtë Ligë të Kampionëve. E Jurgen Klopp gjithashtu i jep merita kuqezinjve të Piolit, megjithëse në mënyrë indirekte. “Ishte pothuajse gjithcka perfekte, përveç kur rrezikuam të humbnim. Humbëm unitetin dhe ata na shënuan dy gola. Pastaj patëm kohë të ktheheshim në lojë, duke shënuar dy gola të bukur. Asnjëherë nuk mendova se nuk mund të rikuperonim dhe në fund fituam, mendoj, në një mënyrë të merituar. Por Milani në ato dhjetë minuta pothuajse ndryshoi të gjithë lojën ”, tha trajneri gjerman i Reds.

“Nuk isha i zemëruar. E prisnim, për të qenë i sinqertë, duke pasur parasysh pesë apo dhjetë minutat para dy golave. Ne u përpoqëm ta jepnim këtë mesazh në fushë, por nuk mundëm për shkak të atmosferës fantastike të stadiumit. Në mesfushë duhet të jemi më të organizuar dhe nuk ishim në atë moment, kështu që unë po prisja intervalin që të ishim në gjendje ta rregullonim këtë gjë”, shtoi tekniku gjerman.

Në lidhje me surprizën Origi si titullar, ai komentoi: “Asgjë e veçantë. Ai është një djalë fantastik, pas dhjetë vjetësh ai do të konsiderohet një legjendë e klubit, por tani ai është shumë i ri dhe duhet të mendojë për futbollin. Është vërtet e vështirë të fillosh titullar në këtë ekip dhe më duhet të marr vendime. Ndonjëherë, pavarësisht përpjekjeve tuaja, nuk mund të fillosh nga minuta e parë dhe mund të ndodhë. Ishte një gjë e bukur që isha në gjendje t’i jepja këtë mundësi dhe që ai e përdori atë aq mirë”, përfundoi Klopp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *