• |
ide | kryesore

“Makina ime” prezanton interface-in e ri

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej vitesh tashmë aplikacioni “Makina Ime” është bërë urë lidhëse mes klientëve dhe kompanisë Porsche Albania. Zgjerimi i gamës së shërbimeve që ky aplikacion ofron ka shkuar përtej klientëve të Porsche, duke bërë pjesë të tij, të apasionuarit pas industrisë automotive, shoferët e rinj dhe ata të vjetër, ata që kanë një makinë dhe ata që dëshirojnë një të re.

U bënë disa vite tashmë që app “Makina Ime” është në treg dhe deri më tani numëron më shumë se 100 mijë shkarkime dhe mbi 60 mijë përdorues aktivë. Sot “Makina Ime” nuk është vetëm një aplikacion por një eksperiencë, ku të gjitha nevojat që lidhen me përllogaritjet e financimit për blerje automjetesh të reja dhe të përdorura, taksat e importit për makinat e vjetra, informacionet mbi gjobat, lajmet nga industria automotive, rezervimi i test drive dhe shumë funksione të tjera, i gjeni në një ikonë të vetme.

Vit pas viti “Makina Ime” përmirësohet, me qëllim që eksperienca dhe funksionaliteti të maksimalizohen. Këtë herë aplikacioni vjen me një look tërësisht të ri dhe të rikonceptuar deri në detaje, duke bërë kështu që përdorimi të jetë i këndshëm, më i shpejtë dhe i sigurt.

Me ndryshimet e reja, ju do të gjeni tashmë çdo gjë që kërkoni në formë më të thjeshtëzuar pasi e gjithë paraqitja në brendësi është e ri-dizenjuar. Në aplikacion, pamja e re do të ketë si ngjyra dominuese portokallinë dhe të zezën. Pa e kuptuar dhe vetë ju do të kaloni nga përdorues i thjeshtë, në zotërues të app “Makina Ime”. Për të gjithë ju që e keni tashmë të instaluar aplikacionin në smartphone-in tuaj, vini re ndryshimet, pasi update i ri i interface ka ndodhur në datën 7 shtator.

Por ka ende shumë risi që do të zbulohen në vazhdim pasi ekipi i ekspertëve po punon me ritme të shpejta dhe mos u çudisni aspak kur sa hap e mbyll sytë “Makina Ime” të ofrojë për ju një eksperiencë që nuk e kishit menduar më parë.

App “Makina Ime” është i pari aplikacion në tregun automotiv shqiptar, i ndërtuar nga një ekip i specializuar, me objektiv tek konsumatori, lëvizshmëria dhe gjithë informacioni i nevojshëm që lidhet me të.

Jo të gjithë janë ekspertë për makina, “Makina ime”, po! Nëse ende nuk e ke shkarkuar, çfarë pret?

Më poshtë gjeni linkun, të cilin mund ta shkarkoni në Google Play apo App Store, në version Android ose IOS.

https://makinaime.app/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *