• |
ide | kryesore

Makina përplas biçikletën, në gjendje të rëndë një 72 vjeçar në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në Berat, ku një makinë ka përplasur një biçikletë si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë një 72 vjeçar. Ngjarja ndodhi në rrugën e re që të çon në drejtim të Urës së Re të Velabishtit. Një mjet, tip ‘Ford’, me targa XKP 452, që drejtohej nga shtetasi Edison Qose ka përplasur një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë dhe që ka dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe shtetasi Dhimitraq Buda, që udhëtonte me biçikletë është përplasur në asfaltin e rrugës. I plagosuri është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku konfirmohet se gjendja e tij është e rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *