• |
ide | kryesore

Messi-Neymar-Mbappé një dështim: Pochettino i akuzuari direkt

-Instant, Sport



Ajër i tensionuar në Paris pas debutimit të PSG në Ligën e Kampionëve. Barazimi i bujshëm me Bruges në fakt ka lënë gjurmë, duke nxitur menjëherë kritika dhe mosbesim. Pavarësisht Neymar, Messi dhe Mbappe në fushë, në fund të fundit, të besuarit e Pochettinos nuk arritën të shkojnë përtej 1-1 ndaj një kundërshtari krejtësisht të kalueshëm. Një hap gjysmë i gabuar që, së bashku me dëmtimin e Mbappe dhe një pankinë tjetër të Donnarummas, përkufizon një fillim në Evropë për tu harruar për klubin parizien.

Zhurmë, zhgënjim, dështim. Fillimi i gabuar i PSG në Ligën e Kampionëve bëri shumë zhurmë në Europë. Sidomos në dritën e një fushate merkato yjore që nuk pranon gabime. Për të sqaruar konceptin, pas krahasimit me Bruges, Equipe titullon me shkronja të mëdha “Fantomatique”, një përzierje perfekte midis diçkaje “të padukshme” dhe diçkaje “joreale”. Një dështim i plotë e një provë e pakaluar. E ngjashme me atë që erdhi nga fusha në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Për të sjellë në shtëpi pikët e plota, Pochettinos nuk i mjaftoi tridhëmbëshi i mrekullive dhe madje edhe një organikë super.

Një paraqitje zhgënjyese nga të gjitha këndvështrimet dhe gjithashtu e rënduar nga dëmtimi i kaviljes së Mbappe dhe një pankinë tjetër për Gigio Donnarumman. Një cështje që, në këtë pikë të sezonit, fillon të zbulojë një situatë të pamenduar për portierin i cili mbërriti në Paris me bujë të madhe këtë verë. “Të dielën ndryshim në portë? Çdo gjë është e mundur – deklaroi Pochettino në fund të ndeshjes -. Vendimet do të merren ndeshje pas ndeshje bazuar në performancën e tyre”. Fjalë që ende lënë gjithçka të hapur në rolin e titullarit mes shtyllave dhe ndoshta gjithashtu edhe ndonjë pasiguri themelore. Pasiguri që PSG tani nuk mund tia lejojë vetes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *