• |
ide | kryesore

Pak orë para Foltores, Berisha i jep një mesazh demokratëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha nis sot nga Tirana turin e takimeve apo siç e quan ai Foltoren me demokratët për Partinë Demokratike.

Në orën 18:00, Berisha fillon takimet për nismën që ka ndërmarrë pas përjashtimit nga Basha prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai shkruan se nisma e tij është për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe të bashkuar.

STATUSI NGA SALI BERISHA: 
Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! sb



3 Comments

  1. Shpresoj qe kjo nisem e juaja z.Berisha te jete nje shkundje per PD -ne dhe elektoratin e saj . Gjithashtu shpresoj qe demokratet te te mbeshtesin ne mase ne kete nisem sa sublime per ju por edhe aq frytedhenese per te gjithe demokratet ne veçanti dhe te gjithe Shqiptaret ne pergjithesi .
    Kishte kohe qe PD nuk mund te vazhdonte ne kete menyre despotike te te berit te gjerave ku mungonte çdo rregull e çdo norme njerezore . Shpresoj qe fitorja juaj te jete e thelle por po aq te thella te jene edhe ndryshimet ne statutin e PD-se . Nje gje e shte e sigurte , fitorja juaj dhe e demokrateve te vertere eshte mbijetese dhe vazhdimesi per PD-ne dhe nje shprese e sigurt per Shqiptaret dhe Shqiperine .
    Mbas spastrimit radikal te PD-se nga vemjet e statuskuose , te vihen rregulla dhe norma te mirefillta loje ne menyre qe gjerat te futen ne hulli dhe PD-ja te jete parti e te gjitheve dhe jo parti oligargesh dhe e nje grupi te vogel njerezish qe per interesa meskine po e çojne drejt shkaterrimit total te saj .

    Nuk jeni puritan z.Berisha , keni edhe ju mekatet tuaja por nuk mund te krahasoheni me kryetaret e sotem te PD-se dhe te PS-se . Njeri i papjekur dhe i paburre ndresa tjetri per para e pushtet eshte kail te kaloje edhe mbi kufoma , eshte kail ta djege e ta shese Shqiperine .
    Do ishte e natyrshme dhe shume e moralshme qe ju , mbas fitores dhe ndryshimeve radikale ne PD , te dorhiqeshit plotesisht nga jeta politike duke kerkuar falje per te gjitha gabimet e tua ne te gjithe jeten politike (qe gjithsesi nuk kane te krahasuar me marrezine dhe kuçederine e horrave qe po le pas). Ne kete menyre lani mekatet tuaja , pastroni figuren tuaj dhe automatikisht beheni simbol i pjekurise , i vetmohimit dhe i prosperitetit per brezat e ardhshem . Tung

  2. Ne 30 vjet, po te ishim nje shtet normal, aktoret kryesore ne politike duhet te ishin ndruar disa here! Akoma pas 3 dekadash, populli yne pellazg, trim dhe paqedashes, lan e than te njejtet njerez!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *