• |
ide | kryesore

Përgjigjja e Juri Kim për Berishën: Nuk ka konspiracion, kush u habit nuk është i sinqertë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi një intervistë për Zërin e Amerikës se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë.


Kim tha se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme.


Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, faleminderit për këtë intervistë. Ditët e fundit, në qendër të vëmendjes kanë qenë zhvillimet në Partinë Demokratike, pas vendimit të zotit Basha për të lënë jashtë grupit parlamentar ish kryetarin Sali Berisha. Një vendim që ju e keni përshëndetur. Megjithatë zoti Basha ka deklaruar se ai ka qenë i detyruar të ndërmarrë një hap të tillë, duke nënkuptuar një kërkesë të panegociueshme nga pala amerikane. Por nuk kanë qenë të pakët zërat që nuk e shohin normale që një forcë politike të detyrohet të mbajë këtë apo atë përfaqësues të saj. Çfarë do ndodhte nëse zoti Basha nuk do ndërmerrte një veprim të tillë?

Ambasadorja Kim: Shikoni, ky është një vend i lirë. Është vend aleat në NATO. Dhe udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë që nga fillimi në lidhje me personat e përcaktuar. Dhe, nuk kam gjë tjetër për të shtuar për këtë çështje.

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha gjithnjë ka këmbëngulur në faktin se për të nuk ka prova, se vendimi është marrë ga informacionet e OJQ të sponsorizuara nga Soros, dhe se sipas tij edhe zoti Basha ju ka kërkuar ju prova? A i keni dhënë zotit Basha, informacione, përtej atij formulimi publik të Sekretarit Blinken?

Ambasadorja Kim: Do të thoja që këto histori konspiracioni janë të pavend për një vend aleat në NATO dhe aspirant për në BE. Ditët e teorive të konspiracionit duhet t’i përkasin të shkuarës. Tani, e gjitha ka të bëjë me faktet. Dhe do t’ju them që procesi për përcaktimin e individëve, sidomos individëve të rëndësishëm, është një proces shumë i gjatë dhe shumë tërësor.

Dhe, në kohën kur një vendim shkon përpara Sekretarit të Shtetit, pra që të nënshkruhet nga Sekretari i Shtetit, ai ka kaluar nëpër shumë e shumë nivele shqyrtimi. Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve, në të gjitha rastet, dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë, po flas për të gjithë botën, në momentin kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dhe mendoj se ata që thonë se janë të habitur, me gjasë nuk po tregohen fort të sinqertë.

Zëri i Amerikës: A ju ka kërkuar informacion Zoti Basha?

Ambasadorja Kim: Ka kërkuar publikisht. E kemi dëgjuar. Kemi parë edhe deklaratat nga të tjerë. Kur vjen fjala tek Qeveria e SHBA, për këto përcaktime ekziston një proces.

Zëri i Amerikës: Pse masa ndaj zotit Berisha u mor tani, kur ai ka 8 vjet që nuk është në pushtet?

Ambasadorja Kim: Shkuarja deri në fund të këtyre proceseve kërkon një kohë të gjatë. Përsëris, dua të sqaroj që nuk është pjesë e ndonjë teorie të çmendur konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme këtu. Uashingtoni nuk merret me diçka të tillë.

Zëri i Amerikës: Sanksionet e qeverisë amerikane ndaj zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë, janë zgjedhur si një instrument për të luftuar korrupsionin në një vend të caktuar. Megjithatë, a rrezikohet që efikasiteti i një mase të tillë të minohet nëse vetë autoritetet lokale të drejtësise, nuk e ndjekin më pas, nuk e shoqërojnë me ndonjë hetim?

Ambasadorja Kim: Pavarësisht nëse këto vendime janë për në Shqipëri apo ndokund tjetër në botë, siç e thashë më herët, në momentin që këto vendime çertifikohen nga Sekretari i Shtetit dhe shpallen nga Sekretari i Shtetit, ato janë shumë të dukshme dhe do të ishte me vend që autoritetet vendase të shikonin masat.

23 Comments

  1. A per Sekrekar Shteti qe keni mo, ju qofshi. E pame Sekrekarin e Shtetit se ca leshi me qime beri ne Afganistan dhe kur e marin ne pyetje ne kongres ben gek mek i thahet peshtyma.
    O Kimete, e dime se kjo pune eshte biznes por dhe ju e keni bere kaq per fushe dhe eshte bere kaq bajate kjo mbajtje ane e qeverise me skandale te cdo ditshme saqe na lodhe Joe Bidenin, ose ne verisionin shqiptar, Paulin Ramazanin.

    1. O Kimete Bushtra o karabaxhelle do përfundosh në burg!ke marrë dollarë nga EDROGA nuk ka Sorre që të mbron me.

  2. Jashtë nga Shqipëria kjo neokomuniste mafioze!

    Nuk ma merr mendja se ka ndonjë vend tjetër në botë që të lejojë një palo ambasadore të fusë hundët kaq për keq!

  3. Po, por te trajtosh Berishen ndryshe nga Edvin Kristaq Rama, eshte minimalisht e pandershme dhe maksimalisht kriminale!

  4. “vetem nje urdher presim”.

    “Presim prej teje që ta na thërrasësh jo te Partia Demokratike, se dihet kush është tani kryetar i PD, po para Kryeministrisë që ta rrëzojmë Edi Ramën.

    Nëse nuk rrëzohet paqësisht, jemi gati që t’i përgjigjemi thirrjes që i ke bërë gjyshit dhe babait tim, o burra të kapim armët!

  5. Na ke care trapin me justifikime

    Ok nuk lejohesh ne amerike , puna juj, por nuk mund te kerkosh të besh ligjin në politilën e brendshme.. kjo është poshtërsi
    Psh ça të ndalon të kërkosh të bësh kryetar grida dumën

    Se ça bëjnë partitë stë duhet
    Ose regjistrohu si parti dhe merr vota

  6. Sa e sinqerte qe eshte mor aman, nuk ke nga ta kapesh. Berisha moj zonja anbasadore eshte si Amerika, shume njerez e duan e shume te tjere e urrejne….

  7. Kjo esht pjese e kastes me te paafte diplomatike qe ka pas ndonjehere Amerika. Kjo esht fiks per supervizore ne ndonje punishte ku theren pula dhe te punsuar jan emigrante te paligjshem shumica kineze. Edhe ate dhe e ka teper. Le ti fusim si popull nje shkelm bytheve petashuqe kesaj shemtire kineze

    1. Shpejt do te degjojme edhe termin e preferuar nga ‘miku i madh i shqiptareve’, Vucic, – PROVOKACJA!

  8. kelyshet e sigurimit shtetit,cecenet dhe maloket bejne sikur habiten me shpalljen non grata te malokut te vucidolit

  9. Jane mbledhur 20 idiotet e Lapsit dhe kane filluar shfryrjen antiamerikane te frymezuar nga artikujt neokomuniste te nipit te Enverit. Mos u merzitni – vazhdoni me qarjet tek shpella e talibaneve. Do tju dergojme callmat dhe ferexhete te vazhdoni pa pushim lutjet antiamerikane.

    1. Callmat e talibanet I sollët ju me Kimeten që i prisnit në aeroport.ferexhete ja veshët edhe burrave me maskat e leshit që ja vini me detyrim njerëzve. O SUFLLAQE DYLBERISTE SADOQE TE DUKET SE JENI NE KULMIN E FUQISE KENI FILLUAR PIKIATEN VETEM SALIU JU HEDH NE GREMINE. PASTAJ DO MERREMI ME CDO PATRONAZHIST DHE SUFLLAQE DO JU SHUAJME ME FARE E ME DEGE DO IKNI TE KERKONI STREHIM TEK PIDHI I LINDES OSE KIMETES!

  10. Kjo me kujton flahutinin e EURPES ka vazhduar te bej tatuazh po rregullohet nga fytyra me parat e droges ndertimeve taksat dhe korrupsioni i EDI RAMES PO MERR PJESEN ME DUKET PUTANA.

  11. Gazetari e pyet sh. profesionalisht per fakte. Bretkosa perdridhet me mocal dhe pa as me te voglin fakt akuzon per teori konspiracioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu