• |
ide | kryesore

Presioni i reformës në drejtësi/ SPAK del bllof edhe me dosjen e Fatos Lulos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer në Prokurorinë e Posaçme dosjen për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulon.

Ky i fundit akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. GJKKO ktheu dosjen pasi sipas saj duhet të plotësohen me fakte të tjera.

Nga ana e tij, Fatos Lulo përmes avokatit mbrojtës thotë se nuk ka bërë fshehje të pasurisë. Kujtojmë se KPK e ka shkarkuar gjyqtarin Fatos Lulo për fshehje të pasurisë.

SPAK njoftoi në korrik mbylljen e hetimit për Lulon, të cilit më herët iu sekuestrua me kërkesë të SPAK një dyqan me sipërfaqe Fatos Lulo 172 m2, në rrugën e Durrësit në kryeqytet. Kjo nuk është hera e parë që SPAK del bllof me hetimet. Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e SPAK-ut, i cili kërkoi që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu të rihetohej për çështjen e Gërdecit.

Gjykata evidentoi se që prej datës 14.09.2009, kur Gjykata e Lartë vendosi pushimin e çështjes, organi i akuzës nuk i kërkoi përsëri Kuvendit dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj Mediut.

Në kushtet kur prokuroria nuk e kishte ushtruar ndjekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmoi se ajo nuk mund të ushtrohej më.

Prokurorët e SPAK janë nën një presion të vazhdueshëm për rezultate, ndëshkime dhe hetime sa më shpejt dhe sa më parë nga politika dhe opinioni publik, për të provuar se reforma në drejtësi nuk ka dështuar.



4 Comments

  1. ai paracaktoi edhe emrat e atyre që do të flisnin në seancën e rradhës, dhe të tjerëve u tha “sus”. Si me komandë tashmë, Luli u thotë deputetëve “fol ti, ulu ti, qepe ti, largohu ti”, aq sa thonë në atë parti se “ishim mirë me Berishën, ky qenka beterr fare”.

    Por duke mos u mjaftuar me kaq, Lulzimi u ka paracaktuar atyre me anë të zarfit, edhe fjalimin e parapërgatitur, duke mos u lënë hapësirë për të shprehur mendimin dhe gjykimin e tyre mbi programin qeverisës

  2. Jeni te gjithe hajdute pa perjashtim . Hajduter , gjobvenesa jeni fatkeqesi e ketij kombi .
    Me çudit Juri qe u beson akoma ketyre hajnave . largojini te gjithe ne bllok

  3. ASPAKU nuk eshte per te denuar por per te mbyllur dosjet. Nuk ka per tu denuar askush prej peshqeve te medhenj per sa kohe te jete drejtesi e kontrolluar nga politika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *