• |
ide | kryesore

Programi i qeverisë/ Rama e në kthen propagandë për Open Balkan

-Instant, Arkiva, Kryesore

Denoncimi që i bëri Albin Kurti “Ballkanit të hapur”, injorimi me të cilën e vulosi kancelarja Anxhela Merkel gjatë vizitës në Tiranë, idesë Vuçiç ,Rama, Zaev e ka shqetësuar me sa duket shumë kryeministrin. Fillimisht, menjëherë pas largimit të Merkelit, në mediat pro qeveritare filluan të përhapen lajme të rreme të ushqyera nga zyra e propagandës. Së pari u tha se Merkel e mbështeti “Open Balkan” duke transformuar deklaratat e saj për mbështetjen e bashkëpunimit rajonal. Më pas u prodhua një lajm i rremë sikur edhe Bosnja po i bashkëngjitjej kësaj nisme (shiko linkun poshtë).


Lexo me tej:


Gazetari Enver Robelli nxjerr bllof lajmin manipulativ të Met Veliut për Ballkanin e hapur

Por me gjithë këto manipulime Rama e ka quajtur të pamjaftueshme propagandën lidhur me Ballkanin e Hapur pas krisjes që ajo mori ditët e fundit. Dhe ai ka kryer një akt të paprecedent. E ka shndërruar fjalimin për programin e qeverisë një një avokati për nismën e iniciuar në Nish (Ne videon poshte pas minutes 59 00).

Nga një orë që zgjati fjalimi i kryeministrit, plot çerekun e zuri kjo temë. Dhe më e bukra, pjesën më të madhe të këtyre minutave i zunë sharjat, ofendimet dhe ironitë për kritikët dhe kundërshtarët e projektit paralel me procesin e Berlinit. Kurrë më parë, as në Shqipëri, as në vendet demokratike perendimore nuk njihet një praktikë që në një program qeverie të zënë vend anatemimet për “kundërshtarë” që gjenden në një vend tjetër.

Edi Rama nuk la gjë pa thënë kundër atyre që e shigjetonin këtë ide nga “kolltuku dhe Facebook-u”, tha se ajo bëhej për luftën e brendëshme politike në Prishtinë, stigmatizoi “turbo folkun nacionalist të shekullit të kaluar”, që po mban peng të ardhmen e brezave të rinj, u tall me Kosovën edhe kështu të pushtuar nga mallrat serbe dhe ironizoi tregun e vogël politik të këtushëm që në fakt nuk vlen për asgjë.

Merkel sfumon “Ballkanin e hapur”, Rama e shfrytëzon për të sulmuar Prishtinën

Në këtë këndvështrim kryeministri theu një rekord, sepse anjëherë më parë askush nuk e ka shfrytëzuar seancën parlamentare të paraqitjes së programit për të larë llogaritë e veta personale. Ky akt startimi i një qeverie të re shërben rëndom për ti thën votuesve se çfarë do të bëjë qeveria gjatë katër viteve të ardhshme dhe jo për të shfryrë dufet dhe mëritë e shefit të saj.

Një ndryshim i tillë kursi tregon dy gjëra. E para se Rama ka hequr dorë nnga procesi i llogaridhënies dhe kjo është e vetëkuptueshme që prej kohës kur ai nuk i nënshtrohet më zgjedhjeve normale. Dhe pastaj se rënimi që iu bë Open Balkan-it në samitin me Merkelin në Tiranë, i ka mbetur halë në fyt, aq shumë sa shfrytëzoi edhe seancën e prezantimit të programit, për të anatemuar kundërshtarët e kësaj ideje.

©Lapsi.al 

 

11 Comments

  1. Program eshte:

    1: Behen gati llambat
    2: Hidhen farat
    3: Ndizen llambat

    Programi afatgjate:
    4: Behet mbledhja ose korrja
    5: Cunat e Kuksit behen gati per ne Aeroport
    6: Fillon Shperndarja (ose fiken radaret)
    7: Vjen Toyota Yaris me lek

  2. ai paracaktoi edhe emrat e atyre që do të flisnin në seancën e rradhës, dhe të tjerëve u tha “sus”. Si me komandë tashmë, Luli u thotë deputetëve “fol ti, ulu ti, qepe ti, largohu ti”, aq sa thonë në atë parti se “ishim mirë me Berishën, ky qenka beterr fare”.

    Por duke mos u mjaftuar me kaq, Lulzimi u ka paracaktuar atyre me anë të zarfit, edhe fjalimin e parapërgatitur, duke mos u lënë hapësirë për të shprehur mendimin dhe gjykimin e tyre mbi programin qeverisës,ti BeQire prit salihun kur te vij prape dhe te vrase per te fundit here perpara se te ngordhe si Qen rrugesh

  3. Kjo tregon se Rames nuk i kane mbetur me kundershtare ketu dhe kete do ta beje te qarte. Tashme Rama eshte i gjithepushtetshem per te mbaruar pune ne Shqiperi e pak me pertej, tamam sic e donin ata qe shpallen non-grata Berishen.

  4. Rame pordha kishte futur dhe gruan e tije qe e ka burrin e 5 per tja degjuar sa te forta i ka pordhet ne parlanentin e pordhaceve🤣😂😅

  5. Pas përfundimit të mandatit qeverisës në Shqipëri, Edi Rama do t’i ket dyert e hapura në qeverin e Beogradit.

  6. O tradhtar i flliqun, Kosova ta shpall non grata kete antiShqiptar urgjent.

    I myti tan Shqiptaret me miell serb e ushqime te skadue e tash do me jedh hi syve Kosoves e te harroje krimet serbe per interesat e vedit.

    Fare e keqe komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu