• |
ide | kryesore

Rama: Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë nga 30 në 40 mijë lekë të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Ne seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë kryeministri Edi Rama ka bërë prezantimin e planit qeverisës të qeverisë së tij në mandatin e tretë qeverisës.

Një ndër pikat që ai përmendi është zhdukja e përdorimit nga tregu e qeseve plastike.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij është shprehur se duke filluar nga 1 qershori i vitit të ardhshëm nuk do të lejohet më përdorimi i qeseve plastike, dhe fabrikat që prodhojnë kanë 9 muaj kohë që të marrin masa pasi nuk do të ketë tolerim.

Qershorin e viti tjetër do të hyjë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve plastike që janë kthyer në një mankth. Prodhimi dhe shitja e tyre do të sanksionohet me zero tolerancë, nuk jemi të parët që e bëjmë por duhet të jemi të parët që duhet ta kishim bërë. Mesazhi im për industrinë që prodhon qese plastike me përdorim të tyre mos lëshoni asnjë lëshim pasi nuk do të ketë, 1 qershori i ardhshëm dita e fëmijëve do të jetë dhe dita e çlirimit të fëmijëve. Shqipëria nuk është një vend i pastër por nuk mund të jetë një vend i papastër. Investimet në turizëm do të hyjnë në një fazë të rëndësishme duke filluar me 4 porte të mëdha, në Vlorë, në Sarandë, në Durrës dhe në Shëngjin ku jemi më pas me punën se te tre të parët”, ka thënë ai.

Gjithashtu Rama ka theksuar se një nga synimet kryesore të qeverisë është rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë të reja në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandatit.

Ndër të tjera ai është shprehur se projekti për rritjen e pagës minimale do të fillojë qe me projektbuxhetit të vitit 2022 ku paga minimale do të bëhet 32 mijë lekë të reja.

Jemi të vetëdijshëm se paga minimale e rritur me 30 mijë lekë të reja është e ulët, rritja me 40 mije lekë të reja do të jetë objektivi deri në fund të mandatit të ri. Do ta llogarisim që me projekt buxhetin e vitit të vitit që vjen me normën e pagës minimale 32 mijë lekë të reja. Mua më vjen shumë mirë sot që i gjithë programi i fushatës është kthyer në objektiv për qeverinë e mandatit të tretë të Partisë Socialiste. Është e vërtetë që jo çdo gjë shkon sipas planit, por e kam fjalën për të gjithë ato që e mbajnë premtimin. Jashtë vullnetit të qeverisë ishte tërmeti, pandemia apo siç ndodhi dhe me aeroportin e Vlorës që ndeshëm me ngecje jashtë vullnetit të qeverisë. Nuk nisem për diçka që nuk e realizoj”, ka thënë Rama.



4 Comments

  1. hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa …………… shikoni kur te thote se ne keto tete vite dyfishova rrogat .
    Ky eshte specie e veçant ne llojin e tij . me pjaten bosh ky ngop nje popull te tere .
    Tani na premto nje dyfishim tjeter rrogash por kete radhe brenda nje katervjeçari . hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………………..

  2. Sa here qe rriten rrogat rriten dhe cmimet. E ku eshte mireqenia pastaj?same shit-different toilet( modifikuar)

  3. Nuk eshte rritje rroge por eshte vjedhja e rradhes sepse nga paga e tij, punemarresi, dhe per sigurimet, punedhenesi, do te paguaj me shume.
    Ky bastardi, kerkon qe ta mbushi thesin e vjedhjes, me kosto “0”, per buxhetin e shtetit mafioz.

  4. Le ta hajne te gjithe gjallesat qe e hane sapunin per djathe…… Ne fund te mandatit thote 40 mije lek te reja. Nese do te blesh ushqimet baze, fruta dhe perimet, te paguash dritat dhe ujin( meqe ra fjala ujin e paguan po nuk e pi, sepse per ta pire ti ate e blen ose paguan per filtrin). Mos e dhente zoti te kesh probleme me shendetesine dhe vazhdon…….. Kjo rroga qe premton ky hahahahahahah deri ne fund te mandatit ta gezojne te gjithe injorantet qe marrin fryme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *