• |
ide | kryesore

Rama-ministrave dhe drejtorëve: Nëse ju akuzon drejtësia nuk ju mbrojmë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit teksa po prezanton programin e qeverisë theksoi edhe njëherë para deputetëve se nuk do i mbrojnë nëse akuzohen nga drejtësia, duke përsfirë këtu zyrtarët e lartë apo edhe qeverisjen vendore. Sipas Ramës, ata që kanë llogari të hapura me ligjin nuk e bëjnë më gjumin e qetë. Rama tha se mbështetja për organet e reja të drejtësisë është thelbësore për qeverinë.

“As qeveria dhe asnjë nga ne 74 të mandatarit nuk do të përdorë as mikrofonin dhe kartonin për të mbrojtur këdo qoftë nga akuzat e organeve të drejtësisë. Në çdo nivel të ekzekutivit apo në drejtimin e qeverisjes vendore që mund të vendosen në akuzë të mbrohet vetë. Qeveria do të inkurajojë me fuqizimin e mekanizmave të njohur, apo inovativë nxitës të qytetarëve dhe mediave luftën kundër korrupsionit. E kemi besuar dhe e besojmë edhe më shumë sot reformën në drejtësi.

 Sot këmba lëkundet nën këmbën e atyre që deri dje vrisnin, duke i përdorur prokuroritë si shampo, për ti bërë karshillëk një populli të tërë me flokët përpjetë. Partitë po e humbin fuqinë për ti rezistuar presionit të kohës. Askush që ka llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë,” deklaroi Rama.



2 Comments

  1. Kush drejtesi do ti akuzoje?
    Ti akuzon kedo qe nuk te bindet dhe ti e denon .
    O pallosh ti je drejtesia e rilindur e ketij vendi .
    Ti , krimi dhe injoranca beni ligjin ne kete vend te populluar nga dele e lepuj .
    Sepse nese do kishte drejtesi ti do ishe i pari i denuar i ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *