• |
ide | kryesore

Ronaldon e përzënë nga vila luksoze, 6 milionë paund… delet

-Instant, Sport



Kthimi në Mançester mund të ketë qenë vendimi më i mirë, por ndërkohë Cristiano Ronaldo tashmë është detyruar të ndryshojë shtëpinë dhe të lërë vilën ekstra luksoze prej gjashtë milionë paundësh me shtatë dhoma gjumi, secila me një dhomë zhveshjeje dhe banjo, dhe një kopsht të madh përreth. Arsyeja? Faji i deleve që shqetësonin gjumin e kampionit portugez që herët në mëngjes. Ky është zbulimi i raportuar nga tabloidi anglez ‘The Sun’. CR7, partnerja e tij Georgina dhe katër fëmijët janë zhvendosur në një rezidencë 3 milionëshe në pronësi të ish-lojtarit të Manchester United Andy Cole.

“Edhe pse prona është e bukur dhe e rrethuar me pyje, ajo ishte gjithashtu pranë deleve të cilat janë shumë të zhurmshme herët në mëngjes – zbuloi për The Sun një burim anonim – Ronaldo është një profesionist i vërtetë i cili fokusohet shumë te pushimi dhe rikuperimi pas ndeshjeve, kështu që u vendos se ishte më mirë nëse ai dhe familja e tij do të shpërnguleshin. Por arsyeja për ndryshimin e shtëpisë mund të lidhet edhe me një çështje të privatësisë: “Kishte një rrugë publike që kalonte nëpër pronë dhe rruga përpara, lejonte të shikoje brenda portave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *