• |
ide | kryesore

Seanca e sotme/ PD përgatitet për oponencë të fortë ndaj programit ‘Rama3’, Berisha mban tubimin e tij të parë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ashtu siç u njoftua edhe mbrëmjen e kaluar, Partia Demokratike do të ndjekë sot në sallën e Kuvendit seancën maratonë, duke mos e bojkotuar.

Grupi Parlamentar i PD ka vendosur të mos jetë aktivë në fazën e dytë të seancës plenare, që parashikohet të nisë në orën 13:00, dhe ku do të ketë pyetje-përgjigje nga deputetët mbi programin qeverisës të qeverisë “Rama3”.

Nga selia blu, demokratët janë përgatitur për oponencë të fortë për programin e Ramës, në fazën e tretë të seancës, ku është parashikuar të zhvillohet debati politik. Disa nga temat kryesore, ku do të përqendrohet debati i PD janë pandemia e koronavirusit, tërmeti, vjedhja e zgjedhjeve, aleanca me krimin, etj, shkruan balkanweb.

Nga ana tjetër, pasditen e sotme, teksa demokratët do të zhvillojnë debatin në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha pritet të mbajë tubimin e tij të parë, pasi do të nisë turin, që siç e ka cilësuar vetë ai, për të rikthyer sovranitetin e PD.

 



6 Comments

    1. Ndtishe nga gjenite, do te mund te themi, apo iluminuesit globale si Tao Palla, Spirdhopali, Jevgmetaj… qe ka Biroja jine e ndritshme bolshevike

  1. Mire qe gjeti dicka me se te merret gjindja e shkalafitur shqiptare…… a thua se i ka ne terezi te gjitha se s’po kishte variacion…..

    1. Paradoks ne dukje, por, psh nese gjindja do i kishte ne terezi punet etj , atehere pse valle do te merrej me humbjet e njepasnjeshme te Bashes ?

      Shprese e re ndoshta

  2. Oponencë vetëm Berisha do bëjë sepse ai besohet. Të tjerë nga Pd dhe do bëjnë por do jenë garniturë e tij.Sa për Bashën më mirë mos të flasë. Nuk e beson më njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *