• |
ide | kryesore

Shqipëria i gëzohet dy fitoreve në renditjen e FIFA-s: liderët nuk ndryshojnë, Anglia në podium pas 9 vjetësh

-Instant, F1, Sport



Kualifikueset e fundit kanë sjellë edhe ndryshimin e renditjes për kombëtaret, në klasifikimin e FIFA-s. Fitoret kundër Hungarisë dhe San Marinos e kanë ngjitur kombëtarja shqiptare në vendin e 66. Gjërat mund të kishin shkuar më mirë për të besuarit e Edoardo Rejas, por ka ndikuar edhe disfata me poker në Poloni. Klasifikimin e kryeson sërish Belgjika e ndjekur Brazili në vendin e dytë, dy skuadrat e vetme që vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre prej kohe. Për herë të parë pas 9 vjetësh në podiumi mbërrin Anglia. Tre Luanët, pavarësisht se kanë humbur finalen e Kampionatit Evropian kundër Italisë, falë rezultateve të marra në muajin e fundit (dy fitore dhe një barazim) kalojnë Francën (dy barazime dhe një fitore) në vendin e tretë (tani e 4/a), duke prekur podiumin rreth nëntë vjet pas herës së fundit.

Italia mbetet e 5/a në renditjen e FIFA-s, pavarësisht se ka humbur disa pikë (-8.94) duke lejuar afrimin e Argjentinës (e 6/a), e cila tani ka zvogëluar hendekun me të kaltrit në 10 pikë (12 gushtin e kaluar ata ishin 30). Me tre fitore në po aq ndeshje, Danimarka hyn në dhjetë vendet e para (nga e 11/a), ku Portugalia (e 7/a) dhe Spanja (e 8/a) ndërruan pozicionet. Meksika mbetet e 9/a ndërsa Shtetet e Bashkuara zbresin nga vendi i 10 në të 13-ën. Rritjet më të mëdha në 50 vendet e para erdhën nga Irani (22, + 4), Rusia (37, + 4), Norvegjia (39, + 4), Skocia (45, + 4) dhe Irlanda Veriore (47, + 4).

Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur, duke u renditur në vendin e 109. “Dardanët” nga tre sfidat e muajit shtator të kualifikuesve të Botërorit “KATAR 2022” arritën të triumfojnë ndaj Gjeorgjisë, barazuan ndaj Greqisë dhe humbën ndaj Spanjës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *