• |
ide | kryesore

Versioni konspirativ/ A ka qene Basha pjesë e planit për eleminimin e Berishës

-Instant, Kryesore

Në daljet e tij të fundit publike, te Çani dhe te Peka, Sali Berisha, ka hedhur një version që ai tha se nuk e ka pasur të vërtetuar. Sipas tij emisarë të rëndësishëm edhe nga SHBA, i kanë përcjellë atij një mesazh që fillimisht nuk e pati besuar: atë se lart e poshtë, Lulzim Basha thoshte se vendimet e rëndësishme në PD vazhdon dhe i merr ish kryetari.


Me këtë pohim, të cilin ai thotë se ia ka përcjellë dhe Bashës, doktori do të krijojë idenë se pasardhësi ka punuar në kulisa për ta ardhur tek vendimi “non grata” i amerikanëve.


Po si qëndron e vërteta? A ka fakte dhe prova që e mbështesin këtë hipotezë? Në fakt ato mungojnë sepse kjo është një lojë që duket se është bërë me kujdes dhe është zhvilluar në kulisa.

Një kronologji konspirative e ngjarjeve e ushqen dukshëm idenë se Basha mund të ketë qenë pjesë e lojës. le ti shohim ndodhitë një nga një.

Lexo me tej:

Detajet e tre takimeve të ditëve të fundit/ Si e gënjeu hap pas hapi Basha, Berishën

Fillimisht ambasada amerikane hapi betejën për përjashtimin e Tom Doshit nga parlamenti. Ndërkohë që Rama e “siguroi” ambasadoren Kim, se Doshi nuk do të qe ministër në një qeveri të mundshme të tij, kryedemokrati u bë në këtë aksion më katolik se papa. A kishte lidhje ky qëndrim me dyshimin se ai dinte diçka më shumë se të tjerët? Fakti se krerët e tanishëm të PD po e përdorin si alibi se për  këtë parti standarti është shumë i rëndësishëm dhe se ata nuk munnt të shkelnin me Saliun qëndrimin që mbajtën për non gratan e Tomës, të bën të ngresh shumë pikkëpyetje…

Ato shtohen edhe më shumë kur shikon shpejtësinë me të cilën Basha nxitoi të përmbyllte procesin zgjedhor brenda partisë madje e afroi atë papritmas në kohë. Në fakt asgjë nuk e shtynte ta bënte këtë. Atij nuk i rrezikohej karrigja e kryetarit as nga Kadilli, as nga Harxhi, as nga Agron Shehaj që u futën në garë. madje duke shpallur konkurimin e brendëshëm ai sfumoi edhe betejnë për denoncimin e shitblerjes së votës. Po pse e bëri Basha këtë lëvizje të papritur? Vetëm një hipotezë e justifikon këtë veprim. Ai e dinte më parë se ç’do ndodhte me Berishën dhe kërkoi të rrëmbente mandatin e kryetarit përpara se të merrte vendimin për të përjashtuar atë.

Andi Bushati:Shtatë alibi të mbrojtësve të Bashës kundër Berishës

Ndërkohë po të dëgjosh ato që Basha thotë sot, ai e ka ditur së paku që në 30 qershor, në ditën kur në zyrën e tij ia behu ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, se Berisha duhej përjashtuar. Philip Reeker i dha ultimatum të prerë. Po pse një gjë e tillë u mbajt e fshehur në sytë e publikut. A mund të bëhej kjo transparente dhe të testohej pulsi i PD për këtë qëndrim. Apo mos vallë kjo prishte planin fillestar të vendosur kohë më parë, për ta marrë vendimin në çastet e fundit duke e bërë të pakthyeshëm?

Detajet dhe kulisat / Përplasja Berisha-Basha: Bilanci i ditës së parë në parlament

Lidhur me këtë heshtje dhe fshehje nga publiku, ka edhe një fakt tjetër domethënës. Në 22 maj, kur lajmi për Berishën ra si bombë për demokratët Basha mbajti një qëndrim të zbehtë sa për të larë gojë. Kryetari dukej si pëdë-isti i vetëm që nuk ishte tronditur. Kjo u pa edhe në deklaratën që ai bëri. Madje fillimi i shitjes që po bënte Basha shkëlqeu si vetëtimë në një qiell të murrmë, kur ajo u krahasua me qëndrimin që mbajti presidenti Meta. Basha foli për keqardhje, Meta për fletërrufe. I pari theksoi rolin e SHBA si aleat strategjik (pikërisht në ditën ato nxinin Berishën si hajdut dhe minues të demokracisë), i dyti për atë të një lobimi të porositur nga kleptokracia e Tiranës. Luli i’u shmang faktit nëse akuzat janë ose jo të bazuara, presidenti i quajti ato “të shëmtuara, të pabesa dhe të poshtra”.  

Berisha ‘non grata’ në SHBA, reagon Meta: ‘Fletërrufe’ e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë

Pra sa do të pa vërtetuara me fakte dhe prova konkrete, historiku i ngjarjeve, veprimet dhe mosveprimet, aktet dhe heshtjet i rrisin fort dyshimet se Basha ka qenë pjesë e një projekti për eleminimin e Berishës. Ai ka qenë në djeni të asaj që do të ndodhte dhe e ka planifikuar qetësisht momentin final të goditjes pas shpine. 

©Lapsi.al

20 Comments

  1. ka qen ska qen, berishen nuk e duan amerikanet, e kan akuzuar boterisht per gjera teper te renda. boll na cat karin me fosilet

    1. Qe berisha eshte bir kurve, dhe ka shume mekate kjo nuk diskutohet, por ne nje vend normal (nuk po them demokratik se eshte llaf i madh) askush nuk mund te denohet pa prova dhe pa nje vendim gjykare.
      Po na e beni Ameriken sikur eshte ZOTI.
      Po sikur te te them une ty qe bashkeshortja jote te tradheton, por faktet nuk ti jap dot per momentin, ca do besh ti, do e ndash???
      Cjane keto budallalliqe, do e bejme se na tha Amerika, ju edhe breket i ulni po t’jua kerkoi Amerika.

      1. per kete jam shum dakord. cdo njeri ka te drejten te ket nje proces te pavarur. kushdo qoft. po nqs dalin prova te renda ca do thoni ju pastaj?

  2. E vetmja gje e sigurte eshte qe Berisha nuk ka pasur dijeni, madje fakti qe nuk ka nuhatur gje tregon dobesi te madhe te tij si politikan. Berisha duhet te kishte luftuar per t’u votuar masivisht ne keto zgjedhje per te pasur legjitimitetin e strukturave qe e kerkon me ngulm tani.

  3. Mos na çani trapin me me Berishen se Berisha i ka kusuret me thes , denimin e metituar po merr.
    Ju ka ngel qe ne kohen e Enverit qe i bojshit duart dhe fytin me kallo tu brohorit e duartrokit per ate kriminel qe ju nxinte jeten.
    Edhe Sala ka kusuret e tij qe duhet ti laje, dhe dita erdhi.
    Njerzit qe kane vuajtur padrejtesite e Sales jane me mijera dhe nuk e çan njeri trapin per ta, ndersa per kete shpellor po beni mamin.
    Te qerrohet nje ore e me pare ajo kerme qe qelb gjithe dynjane.

    1. nuk i qan njeri hallin berishes o koqe

      berisha eshte i nderuar i respektuar me shume se shume shqiptare te tjere. Nuk ka nevoje berisha edhe pse shume demokrate e duan te jete kryetar BERISHA NUK ka ndermend te kthehet.

      ketu behet fjale qe vendi te jet me opozite dhe jo te jete me pupac si basha

      vendi pa opozite eshte fatkeqesi, ki parasysh gjuzin, murrizin etj gjytyryma te opozites parlamentare si puna e asaj qe thoshte keperertatatt

      PD fiton pa bashen.

      me bashen PD do te perfundoje si partia e bamirit , me bamirin tu honger fara ne 2025

      ky eshte rreziku per ne shqiptaret qe jetojme ne shqiperi, abuzimi i rames me opoziten e bashes qe ka filluar betejen…

      PD duhet te ringrihet me figura te reja,

      Berisha e ka ber te ditur qe nuk ka ambicje per kryeminister apo kryetar partie

      ose ose te gjitha keta bashfugshqymat te vihen ne rradhe te ulen ne gjunje dhe te presin rradhen per te lepire koqet e rames

      take a number get in line

    2. berisha do ta qijë përsëri si në 1990 mami kurvën, mbaje mend, prandaj e urreni ju fshatarët neokomunistë.

      1. te qifshin komunistat listen e dasmes. o pall kari qe ngele akoma me akuzat komunist andej komunist ketej. o kar me zile kan kaluar 30 vjet dhe gjysma e shqiptareve as nuk e di cfar eshte se kan lind ne tranzicionin e berish kriminelit. ju akoma flisni per komuistat. po ku ka me komunist se sala vet? me teser e ish-sekretar. cop muti njeri me pak fjal ai dhe ata si ty, 80-leksha qe ndrrun enverin me saliun. njerez te neveritshem dhe enverista te pandreqshem. jeni ber si enveristat kur vdiq enveri qe mendonin se erdhi fundi botes. mjeran

        1. Po pra, e shfaqe fytyrën fshataro-komuniste o parrazit! Jo 30 po 333 vjet të kalojnë injorantët fshatarë do të kërkojnë vetëm liderin se vetë janë të paaftë të menaxhojnë jetën e tyre me djersë, nder e punë, por si parrazitë do tju ngjiteni partive me pushtet.

  4. Plaku i rjedhur Berisha ne qendren e nje cikloni nderkombetar konspirativ?! Keni luajtur menç! O njerez Berisha ka vdekur politikisht!. Ishte dhe po e mbyll si nje deshtak ordiner!

  5. Tre here e paska takuar salen para perjashtimit dhe ka marre vetem kokefortesine e tij per tu futur ne parlament , cfare te bej me shume 8 vjet ne hije. I la ne 2013 nje parti cete dhe akoma mban fosilet e sales, mediu tritan dasho dule e dreqi me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu