• |
ide | kryesore

Video/ E fut topin vetë në rrjetë: Strakosha bën një gafë skandaloze, Lazio humbet me Galatasaray

-Instant, F1, Sport, Video



Aventura e Lazios në Europa League fillon me një humbje. Në Stamboll, bardhekaltrit humbasin 1-0 me Galatasaray. Në bankën e të akuzuarve është portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha i cili, me një gabim skandaloz, u dhuron golin fitues turqve në minutën e 66-të, duke futur vetë në portë topin. Fitore e merituar për vendasit që goditën edhe një traversë me Morutan (23’).

Episodi që vendosi sfidën erdhi në të 66′, kur Strakosha besoi shumë në kapjen e tij dhe e futi në rrjetë parabolën e Lazzarit. Një gabim vërtet skandaloz, i portierit shqiptar që konfirmon momentin jo dhe i jep të drejtë teknikut Sarri që preferon Reinan titullar. Gafa e shqiptarit mund të korigjohej 5 minuta më pas nga Milinkovic-Savic, por serbi ballë për ballë me Musleran godet dobët në krahët e portierit uruguaian. Sarri luajti edhe kartat Pedro dhe Basic, por rezultati nuk ndryshoi më. Në të vërtetë, janë turqit ata që ishin afër dyfishimit me Cicaldau, por Strakosha ishte i kujdesshëm këtë herë (72 ’). Fatkeqësisht, ai e kishte katranosur ndeshjen disa minuta më parë.

EUROPA LEAGUE – GROUP E
Galatasaray 1 – 0 Lazio
Lokomotiv Moscow 1 – 1 Marseille
EUROPA LEAGUE – GROUP F
FC Midtjylland 1 – 1 Ludogorets Razgrad
FK Crvena Zvezda 2 – 1 SC Braga
EUROPA LEAGUE – GROUP G
Bayer Leverkusen 2 – 1 Ferencvaros
Real Betis 4 – 3 Celtic
EUROPA LEAGUE – GROUP H
Dinamo Zagreb 0 – 2 West Ham United
Rapid Wien 0 – 1 Genk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *