• |
ide | kryesore

Video/ Europa League, Osimhen heroi i Napolit në Leicester: fitorja e vetme në transfertë është e Lyon

-Instant, F1, Sport, Video



Janë mbyllur ndeshjet e para të grupeve në Europa League me katër barazime dy fitore vendase e vetëm një në transfertë. PSV barazon në shtëpi me Sociedad 2-2, e me të njëjtin rezultat përfundon në Leicester sfida e Foxes me Napolin. Suksesi i vetëm jashtë fushe është i Lyon, që u imponua 0-2 në Glasgoë, ndërsa dalin me fitore Monaco e Olympiacos.

Rrugëtimi i Spallettit me Napolin në Europa League fillon me një rikuperim të fortë nga 0-2 në 2-2, duke i rrëmbyer një pikë në fund Leicester falë dygolëshit të Osimhen. T’i dhurosh kundërshtarit tridhjetë minuta nuk është kurrë një ide e mirë në futboll, aq më pak nëse skuadra në fjalë luan me një ritëm që në Itali as nuk e imegjinojnë. Napoli i Spallettit, megjithatë, kthehet në shtëpi nga Anglia me një pikë dhe një rikuperim të rëndësishëm, megjithë një qasje të butë të ndeshjes, që i kishte lejuar Leicester të bënte presionin lartë duke i marrë frymën lojtarëve italianë. Pas avantazhit të Ayoze Perez pas nëntë minutash dhe dyfishimit të Barnes, erdhi spektakli i Osimhen.

Skuadra e Spallettit ishte gati të paguante shtrenjtë një qasje të butë të ndeshjes, për meritë të kundërshtarit, por mbi të gjitha për pasaktësinë sulmuese e cila – duke u kthyer në koncepte banale por të padiskutueshme – nuk jep fryte në futboll. Vetëm pas gjysmë ore e më tej të kaltrit morën kontrollin e mesfushës deri në interval, duke shtypur Leicester në zonën e tyre dhe duke ekzaltuar cilësitë e Schmeichel mes shtyllave së pari me Osimhen dhe me goditjen me kokë të Lozanos. Në njëzet minutat e fundit, Osimhen shpërtheu duke shënuar rastin më të vështirë, me një devjim inteligjent mes Vestergaard dhe Schmeichel, pastaj tre minuta nga fundi duke shfrytëzuar një asist të Politanos për të përfunduar rikuperimin.

EUROPA LEAGUE – GROUP A
Broendby IF 0 – 0 Sparta Prague
Rangers 0 – 2 Lyon
EUROPA LEAGUE – GROUP B
Monaco 1 – 0 Sturm Graz
PSV Eindhoven 2 – 2 Real Sociedad
EUROPA LEAGUE – GROUP C
Leicester City 2 – 2 Napoli
EUROPA LEAGUE – GROUP D
Eintracht Frankfurt 1 – 1 Fenerbahce
Olympiacos 2 – 1 Royal Antwerp FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *