• |
ide | kryesore

77 vota pro dhe 53 kundër, Kuvendi voton qeverinë ‘Rama 3’

-Instant, Lajme, Të fundit

Seanca maratonë e kuvendit të Shqipërisë e nisur paraditen e një dite më parë ka përfunduar mëngjesin e kësaj të premteje. Debatet mes opozitës dhe mazhorancës kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.


Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla. Tashmë me votëbesimin nga Kuvendit, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë.

3 Comments

  1. Paralajmërimi i dytë i Bashës, përsëri në fjalën e tij në mbledhjen përjashtuese, ishte se kjo që ndodh ishte në të mirë të Berishës dhe… kujtoni… të familjes së tij. Këtu është thelbi. Basha ka bërë divorcin jo vetëm me Berishën, por edhe me familjen që e solli në politikë. Dhe se, do apo nuk do Berisha, nga sjellja e tij, varet edhe fati i familjes së tij. Ishte goditje prej skuthi politik, por e goditur nën brez, ku Berisha nuk mban më. Sa herë që atij i është përmendur familja e tij dhe bëmat e saj, ai vetë është egërsuar deri në shpërfytyrim.

  2. 53 kunder por ne te vertete gjysma jane te blere nga rama

    ne ditet ne vijim do e shohim grupin e PD tu bo marreveshje per ti bo noterin rames

    sic e bote murrizi ashtu do e beje dhe basha me bardhin rushin etj plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu