• |
ide | kryesore

Albin Kurti i shkruan Ramës letër urimi për mandatin e tretë: Mundësi e tretë për të realizuar projektet që priten nga shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, i ka dërguar letër urimi kryeministrit Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë, njofton zyra e Kryeministrit Albin Kurti. Kurti ka theksuar se ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe integrimin e tregut, duke hequr barrierat mes shqiptarëve. Kryeministri Kurti i uroi suksese gjatë mandatit qeverisës dhe e ftoi Kryeministrin Rama të vizitojë Kosovën për të diskutuar rreth përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive.

“Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë,” shkruan Kurti ndër të tjera.

Letra e plotë e Kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia Juaj,

Me rastin e zgjedhjes suaj për herë të tretë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë pranoni ju lutem urimet më të përzemërta në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës.

Mandati juaj i tretë vjen në një kohë me plot sfida. Përballja me COVID-19, rimëkëmbja e ngritja ekonomike dhe zhvillimi e konsolidimi i institucioneve demokratike janë vetëm disa nga sfidat të cilat kërkojnë angazhimin tuaj maksimal. Sfida këto në të cilat, Republika e Shqipërisë mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e shkëmbimit tregtar dhe integrimi i tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve në radhë të parë paraqesin mundësi të shkëlqyer, për realizimin e të cilave qeveria ime dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë.

Unë jam me shpresë se në këtë mandat Shqipëria do të shoh progres të gjithanshëm. Së bashku mund të punojmë në avancimin e parimeve demokratike, në luftimin e krimit dhe korrupsionit, të evazionit fiskal e informalitetit në të dy anët e kufirit dhe të angazhohemi për më shumë drejtësi dhe të drejta e për më shumë barazi e mirëqenie për shqiptarët në gjithë rajonin. Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen tej mase zhvillimit dhe progresit të Shqipërisë të cilën e kanë përherë në mendje dhe zemër.

Në Shqipëri, Kosova dhe shqiptarët kudo në rajon e në botë shohin më shumë se përkrahësin e natyrshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të tyre.

Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë.

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës



4 Comments

  1. Albin Kurti, kjo qe po ben eshte ti kthesh faqen tjeter dikujt qe te godet sa here qe i jepet mundesia. Harrove se si patrozhanistet e urdheruarnga Rama te sulmuan ty dhe Kosoven per jave te tera? Ju akuzuan se refuzuat vaksinat vetem se vinin nga Shqiperia dhe nuk u thoshin njerezve arsyen e vertete te refuzimit. Ne cdo takim nderkombetar Rama po vazhdon akoma te sulmoje Kosoven. . Po e fale Ramen, dmth e normalizon nje sjellje percarese te tij apo te dikujt tjeter,edhe ne te ardhmen,dhe nuki sherben bashkimin te Kosoves me Shqiperine. Duke bojkotuar Ramen, ti nuk bojkotn Shqiperine, perkundrazi i ben nder Shqiperise. Ndalo cdo komunikim me Ramen,,ndalo mbledhjet e perbashketa te qeverive, se jam i sigurte qe VV do humbas vota jo vetem ne Shqiperi,por edhe ne Kosove. BOjkoto Ramen!

  2. “Sfida këto në të cilat, Republika e Shqipërisë mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.” hahahah sa do qesh Rama kur te degjoj kete. Ai iu percmon,iu nenvlereson, dhe jo me larg se dje e tha troc ne parlament qe ,as Nuk e mendoj se jo me ta toleroj, qe Kosova te na japi leksione, kurse ti Albin e provokon me ate fjale? hahahah.Do humbasesh mbeshtjetjen po mbeshtete Ramen.Mbaje mend kete gje

    1. Albini po tall karin me kete idiot o klluf. Mundesi e trete….:) po rilindsat nuk e kapin ironine e tij me kete fodull Narcokeyeminister. Sa te kete patronazhiste me shumice ky vend, Kurti do e pergezoje Ramen dhe per “mundesine ” e katert, peste e me radhe per te realizuar premtiment “mundesise se pare”. Te qifshin afganet robt ne gop!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *