Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka për të larguar aleancën e kryeministrit Edi Rama, Tom Doshit, Aqif Rakipit dhe të Rrahman Rrajës nga parlamenti shqiptar. Nga selia blu, ku paralajmëroi se do të jepte një mesazh, Basha deklaroi se formalizimi i kësaj PPP-je “Rama-Doshi-Rakipi-Rraja” janë fatkeqësia më e madhe për çdo dhqiptar dhe synojnë plaçkitjen e këtij vendi, ndërsa PD-ja synon tu kthejë shqiptarëve demokracinë.
“77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë,”– deklaroi Basha.
Përsa i përkes përjashtimit të ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe shpalljes së tij non-grata, Basha u treguar shumë i prerë kur tha se nuk ka kthim pas.
Nuk njeh zgjedhjet por rri ne parlamentin e dosherve ramevedhe rakipeve.
Ça emri ti veme O Basha?