• |
ide | kryesore

Kush fiton në Gjermani/ Del sondazhi 9 ditë para zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Socialdemokratët gjermanë të Olaf Scholz mbeten në krye të sondazheve për zgjedhjet e së dielës së ardhshme. SPD mbetet në krye me 25% të votave sipas “Politbarometer” që u transmetua në ZDF.

Unioni CDU-CSU që tashmë drejtohet nga Armin Laschet pas largimit të Angela Merkel renditen të dytët me 22%.

Ndërsa të gjelbrit e Annalena Baerbock kanë humbur 1 pikë tjetër dhe kanë vetëm 16% të pëlqyeshmërisë.

Sipas të njëjtit sondazh, liberalët e FDP dhe ekstremistët e djathtë të AFD janë të dyja në nivelin e 11% dhe të majtët e Linke në 6%.

Avantazhin e SPD e konfirmojnë disa sondazhe, por konservatorët kanë ende bësi se do të triumfojnë sërish në zgjedhje. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Sipas ketij sondazhi te dy spektrat, te majte e te djathte, nga qendra e deri ne ekstrem jane ne balance (47-44). Ndryshimi eshte se ne dukje ekstremi i djathte, AFD, eshte me i perkrahur se ekstremi i majte, die Linke. Ky dallim ne fakt eshte iluzion qe rrjedh nga paradigmat e vjetra te ndarjes politike sepse zhvillimet e reja tregojne qe te gjelberit jane me radikale sesa ekstremistet tradicionale komuniste do te kishin enderruar te ishin, dhe kjo per shkak se te gjelberit kane ne dispozicion te arritjeve te qellimeve te perbashketa me marksistet nje super-arme qe marksistet e vjeter nuk e kishin, kercenimin literal me apokalips. Dhe kete radhe revolucioni i perbotshem nuk do ngjante fare i stisur (atehere vetem nje fraksion i botes ishte kapitalist), sepse nese pranojne premisen qe botes i mbeten vetem pak dekada te gjithe kombet duhet te perfshihen ne transformimin e thelle ekonomik e shoqeror qe propozon kulti i klimes.

  2. Mesa duket SPD 25% + green 16% jane tek 41% kurse CDU 22% dhe Liberalet 11% jane tek 33%. AFD nuk do te merret fare ne konsiderate. Qarte qe fitojne te majtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *