• |
ide | kryesore

Lezhë, plagoset me armë një person (Emri)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë. Në fshatin Manati është plagosur me armë një shtetas.  Paulo Ndoj 25 vjeçar ka mbetur i plagosur. Ndërkohë që policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

“Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xhulio Vokrri, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Lezhë/ Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka  plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij. Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *