• |
ide | kryesore

Meta për qeverinë e re: Jam i hapur të përmbush detyrimet, ministrat të nisin punë sa më shpejt

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka lënë të hapur mundësinë për të takuar kryeministrin Rama.


Nga Korça, ai ka thënë se është i hapur për të përmbushur detyrimet kushtetuese.
Më tej ai bën apel që qeveria e re të nisë punë sa më shpejt si dhe kontrolli i parlamentit ndaj saj.


“Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për ttë përmbushur detyrimet kushtetuese për këtë proces. Parlamenti i ri ka nisur punë, urojmë të jetë sa më funksional, sa më demokratik dhe natyrisht qeveria e re duhet të fillojë sa më parë dhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë”, tha Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu