• |
ide | kryesore

“Mos të takofsha në ajrosje…”/ Si Arbër Çekaj kërcënoi policin gjatë arratisjes

-Instant, Arkiva



Pasi dështoi për tu arratisur së bashku me të burgosurin Fatmir Pjetri, Arbër Çekaj u shfaq i buzëqeshur nga ky kafaz ku dhe dëgjoi akuzat e prokurorisë për këtë ngjarje.

Por telashet penale nuk kanë të sosur për Çekajn, i cili akuzohet nga efektivët e policisë së burgut 313 se i kërcënoi gjatë kohës që ishte dërguar në izolim.

“Mos të takofsha në ajrosje se do të bëj mos të njohësh veten tënde, do ta shikosh çfarë do të bëj ty dhe familjes tënde”.

Kjo fjali e deklaruar nga Arbër Çekaj drejtuar efektivit O.K., është konsideruar nga burgjet si kanosje për detyrën dhe për këtë shkak është nën hetim. I dënuari për trafikun e 613 kg kokainë që ndërkohë po mbahet me masën e përkohshme të izolimit e urdhëroi efektivin që ta lejonte për të telefonuar familjen dhe pasi ai refuzoi, e kanosi për jetën, thuhet në denoncim.

Veç kësaj, sipas pretendimit të institucionit 313, i burgosuri komunikoi me Redjan Rrajën, që njëherazi u bë agresiv me policinë.

Ish-dentisti, i vetmi i akuzuar i SPAK për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku u vra shoferi i tij Andi Maloku, fillimisht e thërriti Çekajn në emër. Në kallëzimin e policëve përmendet se si ju kërkua të paraburgosurit të kthehej në qeli, por ai kërcënoi se “do ju zhduk nga faqja e dheut”. Madje theksohet më tej, Rraja duke e ditur se njëri nga policët e ka mbiemrin Ndoja e ka kërcënuar drejtpërdrejt “ty do të zhduk se je dhe kushëriri i Arjan Ndojës”. /TCH



2 Comments

  1. Enveri ishe gjeja me e keqe ne historine e ketij vendi, por me tipa te tille duhet ringjallur perseri……..
    Duhet nje Enver i duteper keta tipa dhe ligje si ne ate kohe……….

  2. Meqenese permende Enveri, me kujtohet nje histori me nje ” te forte” te Durresit te viteve 80.
    Ai rrinte me shume ne burg se jashte. Kur dilte i thonte gardianve ” mos ma rregulloni krevatin se do kthehem shpejt”
    Kur e pyeten pse mbante foton e Enverit ne Qeli dhe se hiqte, tha me zerin e ulet ” une jam kriminel, por ka edhe kriminel mbi kriminelat ……..” haaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *