• |
ide | kryesore

Nesër ceremonia në Presidencë/ A do të trokasin gotat Rama dhe Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Qeveria “Rama 3” do të ngjisë e gjitha shkallët e selisë së Presidencës mëngjesin e së shtunës për të zhvilluar ceremoninë e betimit. Për shkak të marrëdhënieve të tensionuara gati 2-vjeçare kuptohet sikleti nga të dyja palët.

Mësohet se ceremonia do të nisë në orën 10.00 dhe Rama ka vendosur që bashkë me 16 ministrat të nisën në këmbë nga selia e kryeministrisë deri në presidencë. Në fillim do të betohet Rama me dorën në Kushtetutë dhe më pas do të jenë ministrat.

Sipas traditës, protokolli i Presidencës ka të parashikuar edhe një kokteil, por mbetet për t’u parë nëse Rama dhe Meta do të trokasin gotat me njëri – tjetrin. Pas ceremonisë në presidencë, Rama do të zhvillojë edhe mbledhjen e parë të qeverisë ku priten të merren disa vendime.

Në fund të legjislaturës së kaluar, mazhoranca vendosi me shumicë votash shkarkimin e Metës si president i vendit dhe tashmë çështja po gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *