• |
ide | kryesore

Një nga punonjësit kishte harruar zgarën ndezur, shkrumbohet gjatë natës lokali në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një lokal është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së enjtes në Berat. Zjarri ka nisur fillimisht në një nga dhomat e gatimit të lokalit dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë lokalin, kjo për shkak edhe të konstruktit prej druri me të cilin ishte ndërtuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Urës së Goricës dhe është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar efektivët e repartit zjarrëfikës. Pas mbërritjes, zjarrëfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë në një kohë të shkurtër flakët dhe të shuajnë totalisht zjarrin. Fatmirësisht gjatê momentit të rënies së zjarrit në lokal nuk ka pasur njerëz por dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha. Mësohet se shkak për zjarrin ishte bërë zgara në dhomën e gatimit,e cila ishte lënë gabimisht ndezur nga punonjësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *