• |
ide | kryesore

Patozi: Dueli Berisha-Basha po bën një shërbim të mirë publik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Dueli, sa i ashpër, aq edhe qesharak për dominimin e Partisë Demokratike mes Berishës dhe Bashës ka vetëm një aspekt pozitiv me dobi publike. Mund të shërbejë si pika që derdh gotën për një kontigjent opozitarësh për të kuptuar se kjo mbyllje e shëmtuar e një raporti hipokrit mes të dyve është pasojë e një modeli të dështuar politik, që duhet braktisur një orë e më parë.

Kam bindjen se rruga e vetme për ta përfaqësuar atë masë racionale njerëzish që refuzojnë qeverinë, por ndjehen të zhgënjyer, tradhtuar, madje edhe të turpëruar nga kacafytja që po ndodh në Partinë Demokratike është krijimi i një poli tjetër opozitar, që të mos ketë asnjë lidhje me atë proces rrënues, që po shtyhet fort sot vetëm për motive personale.

Ne nuk kemi nevojë të mblidhemi rrotull ndonjë udhëheqësi të lavdishëm, sepse po e shohim live spektaklin e shëmtuar, që është në fakt humnera, ku të çon ai lloj keqkuptimi. Shqipërisë i duhet një projekt politik që të përbashkojë parti, shoqata apo dhe personazhe të jetës publike, të cilët duhet të angazhohen për një mënyre të re të të bërit politikë, në kostrast të fortë me kryetarokracinë, sëmundjen e rëndë që po gërryen sot Partinë Socialiste në pushtet, dhe Partinë Demokratike, në opozitë.

Sipas meje, ai duhet të jetë një forum i hapur, i cili duhet të mirëpresë pa asnjë kufizim çdo element opozitar, që pranon të luftojë për një ndryshim thelbësor të politikërjes në Shqipëri, në bazë të një platforme të thjeshtë transformuese.

Natyrisht, kjo është një ftesë që nuk vlen për ushtarët e verbër që janë rreshtuar në njërin prej kampeve ndërluftuese. Të cilët, në rastin më të mirë janë naivët, ose ata që të drejtën e të menduarit dhe të vepruarit ia kanë deleguar pa kushte udhëheqësve ” të pagabueshëm”. Ata thjesht duhen mëshiruar.

Kurse në rastin më të keq janë kockakërkuesit, të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri tjetër në këtë tokë përveçse llogarisë se duke qëndruar urtë tek cepi mund të presin ndonjë dhuratë nga ai që ka vulën. Këta, sigurisht, janë për t’u përçmuar.

Ata mundësisht le ta vazhdojnë pa u ndërprerë luftën e tyre të pakuptimtë se kush e ka udhëheqësin më të fortë, se nuk i prishin punë njeriu, kështu si kanë ardhur punët. Për të mos thënë se bëjnë të kundërtën, bindin edhe dreqin që të neveritet prej “kauzës” së tyre.

Kam bindjen e thellë se opozitarët që fusin në punë arsyen dhe logjikën nuk janë pak dhe se ata janë shtuar shumë pas shpërthimit të konfliktit Basha-Berisha, që është ilustrimi më i mirë jo vetëm i degradimit të lidershipit në PD, por edhe i zvetënimit dramatik të të gjithë ambjentit politik në Shqipëri.

Dhe vetëm nëse kjo gjë do të realizohet, Edi Rama do të fillojë të vihet në vështirësi, pasi në zgjedhjet e radhës nuk do të ketë përballë vetëm një humbës serial (broken leader, sipas Berishës), të cilin ka treguar se e mund me shpulla, sa herë që i del përpara.



5 Comments

  1. Kur flet dhe ky m…. mos duroft zoti .Kur ishte zv .kryetar i PD atehere PD ishte ne rrugen e duhur ( kur ishte ne pustet) tani qe eshte larguar Patoziiiii duhet te shkrihet

  2. Patozi eshte superlegeni me i madh ne Shqiperi. Deri ne 2013 krekosej te suma e Berishes kurse tani ben anal-istin.

  3. Z. Patozi, nëse ne shpirtin tënd ka akoma ndonjë urrejtje për Berishën, atëherë çfarëdo që thua nuk ja vlen të merret parasysh. Nëse je i sinqertë dhe falës atëherë lexo më poshtë.

    Ideja juaj për një pol të ri është interesant, por disi herët për të. Lëre njiherë të mbarojë kjo meseleja e PD – nëse demokratët e vërtetë fitojnë PD nuk e shoh të udhës të krijohet pol i ri. Do te krijonte konfuzion. Përndryshe, po, krijoni polin, duke ftuar të gjithë opozitarët e vjetër, emigrantët atdhedashës, si dhe rininë.

    Gjithashtu jam per krijimin e aleancave të forta midis te gjitha forcave të opozitës, fut këtu edhe LSI. Meta dhe Kryemadhi pavarësisht mëkateve që kanë, tanimë janë opozitarë serioze dhe kanë dhënë prova për këtë. Para Salës ishte Meta ai që e sulmoi hapur Sorrosin. Do bëhesh gabim i madh po të liheshin ata jashtë.

    Pastaj, çdo lëvizje opozitare ka nevojë për nje lider te forte dhe sot për sot kush është i tillë? Per mendimin tim ai është Berisha, megjithëse e ka shkelur me të dy këmbët. Ai një ndjese e kerkoi per sjelljen e Bashës dhe kjo është gjë e madhe. Ai kishte ndryshuar, ishte më i perulur kësaj rradhe.

    Dhe e fundit mendoni si do t’a trajtoni faktorin e jashtëm, ata janë të gjithe të kapur. Dhe sidomos influencën destruktive të personit antisocial Sorros.

    Çfar ke në zemër ajo do të bëhet – po e pate edhe ti me të futur as mos harxho kohën. Ters do të eci! Të shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *