• |
ide | kryesore

Përjashtimi i Berishës, Basha i prerë: Nuk ka kthim pas (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Jashtë selisë së Partisë Demokratike në një komunikim me gazetarët kryedemokrati Lulzim Basha është treguar i prerë sa i përket përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë kthim pas. Basha u shpreh se nuk ka asgjë për t’i shtuar asaj që ka thënë një javë më parë në lidhje me kontributin e Berishës por theksoi se aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacënueshme.


“77 votat e sotme janë formalizim i PPP-së, Rama Doshi Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak. Janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar. Qëllimi i kësaj pakice është të pasurojnë veten e tyre dhe të mbajnë pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë çdo gjë për t’i larguar nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë. Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës sa i përket demokracisë dhe aleancës me SHBA. Dua të jem i qartë. Aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenueshme në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë arsye ne bashkë me shqiptarët. Nuk ka kthim pas”, tha Basha.


5 Comments

  1. Kurre mos thuaj kurre o Lule vtshkur pa celur fare. Vetem nqs e eliminoni fizikish Saliun mund te rrish ne krye te PD perkundrazi bej gati valixhet

  2. Luli me xhel që lëpin bolen e majtë të ramës

    O lulzime nuk je liider ti, ke humb ke bo gafa, ndoshta të qëëllimshme se ske si të jesh tjetër

    Por pd nuk fiton me ty.

    Ik luli ik
    Mbase ke shanse si selami pas 20 vjetesh

  3. O Gimi, mos krahaso Enverin me asnje nga keta vemjet.

    Beri ato qe beri por kishte bole dhe u doli kunder fuqive me te medha boterore.

    Krijoi ushtri dhe industri , shkence dhe shtet.

    Mbrojti familjen dhe promovoi Kulturen etnike Shqiptare.

    Keta te gjithe jane zara te kilkave nderkombetare cifute ( qe kontrollojne Ameriken) dhe rezultati i ketyre 30 viteve eshte me pak se 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu