• |
ide | kryesore

Përjashtimi i Berishës/ Kush flet pas maskës Yuri apo Luli (video)

-Instant, Kryesore



Sa më shumë ditë kalojnë, aq më kontradiktore bëhen qëndrimet lidhur me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Lulzim Basha vazhdon ti mbahet qëndrimit se ai e mori aktin ekstrem me zemër të thyer, dhe i detyruar nën trysninë e amerikanëve. Edhe mbrojtësit e tij publikë, argumentojnë se ai nuk kishte rrugë tjetër, se ky qe një vendim i dhimbshëm për të shpëtuar partinë, se në të kundërt PD do të izolohej e do të kishte të gjitha koseguencat e një force politike të etiketuar si anti amerikane.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Shtatë alibi të mbrojtësve të Bashës kundër Berishës

Por, të enjten ka ndodhur një surprizë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ambasadorja Kim u pyet drejtpërdrejt nga gazetari Armand Mero për këtë pretendim të Bashës si dhe për hipotezën e asaj që mund të ndodhte nëse PD nuk e përjashtonte Berishën.

Ajo i lau duart duke e kaluar përgjegjësinë mbi Bashën dhe PD. Ajo tha se ata duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Madje përmendi edhe Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s duke nënkuptuar se politikanët e saj nuk mund të sillen si fëmijë që i merr përdore tutori (shiko videon poshte).

Pra sikurse shihet nga fjalët e sa,j Yuri e lë të gjithë përgjegjësinë mbi shpatullat e cfilitura të Lulit.

Natyrisht, versioni i saj nuk mund të merret si i mirqenë. Vetë Kim shkoi tek selia e PD, sapo Berisha u shpall non grata dhe kërcënoi se demokratat nuk mund të hanin bar për hir të mbrojtjes së një njeriu. Konfirmime të disafishta për Lapsi.al vërtetojnë se mbi dhjetë deputetë demokratë janë thirrur në selinë e ambasadës dhe u është kërkuar përjashtimi i liderit të tyre historik. Pastaj edhe përshëndetja e njëhershme e aktit të Bashës për duke e konsideruar si një veprim që “meriton respekt” është tejet domethënëse.

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së/ Reagon Ambasada e SHBA: Vendim i vështirë nga Basha, meriton respekt

Pra nuk ka dyshim se trysnia amerikane ka qenë e fortë, madje edhe me metoda ekstra demokratike për një vend sovran dhe që do të sillet si anëtar i NATO-s. Në këtë pikë fjalët e ambasadores Kim mund të jenë qoftë një tërheqje e pasinqertë, pasi ka arritur qëllimin, qoftë edhe një justifikim para ambasadorëve të tjerë perendimorë që gjenden në Tiranë dhe që kanë mbetur të shock-uar nga kjo trysni brutale e denjë për një republikë bananesh.

Blendi Kajsiu: Reagimi i Berishës tregon se ai duhej përjashtuar

Por, sido që të jetë e vërteta e ambasadores Kim, në pohimin e saj ka një gjë të vërtetë. Ekzekutuesi dhe përgjegjësi i vetëm i përjashtimit të Berishës, mbetet Lulzim Basha.

Ambasadorja rrefuzoi të na tregojë publikisht se cili do të qe reagimi i SHBA-ve nëse kreu i PD-së vepronte ndryshe. Ndërsa argumenti më i fortë që ka deri më sot Basha dhe mbrojtësit e tij është se ai e shpëtoi PD-në nga bomba bërthamore që Amerika do të lëshonte mbi selinë e SHQUP-it.

©Lapsi.al

 



21 Comments

  1. Ishte njoni (jo ndonji atlet i madh) qe u fuste ne gara vrapi me nje qen te ngordhur lidhur ne kembe.

    Vraponte e ankohej pse nuk bente gjithe stadiumi tifozllik per te ! Ca tifoze te flakte, ne fakt i kishte, po keta nuk merrej vesh a ishin me te apo me qenin ! Keta te flaktet madje dhe ulerinin qe kusuri i stadiumit duhej te ishte i blere, se nuk kish si shjegohej ndryshe pse nuk mbeshtesnin ket spordhistin me qen !

    Me ne fund, erdhi arbitri, e e detyroi spordhistin gjynafqar qe t’a zgjidhi qenin. Tifozat u nxefen dhe me shume ! Jo per gje po tani nuk dinin me, te ulerisnin per qenin apo per spordhistin ?!! Padyshim qe zgjidhja me e mire ishte te shanin arbitrin !

    E ne ket mes, garat vazhdonte t’i fitonte nji topall (i gjate), qe aspironte mbetej ne histori si atleti me i mire i te gjitha koherave

      1. Spordhistit topall e kolegëve të tij ju drejtoi shkrimtarja Flutura Açka disa vargje profetike mbrëmë në parlament.
        “Dhe mijtë e tkurrur nga forca e acarrit,
        do t-ju përmjerin gurrët e varrit”

    1. Vete e shpike?
      Qenke kot fare, pa pikë fantazie. Dobët.
      Fuga shkruan shumë herë më mirë , edhe rama. Po ti mëso pak

      1. Ti hyn në kategorinë e mijve o çun,
        Kur të vijë dita e të ngordhësh për bukë , e nga të ftohtët, do të shkosh e të përmjerësh në gurrët e varreve të atyre që adhuron sot

  2. Luli eshte thjesht nje idiot qe ne saje te Hollandezit pedofil qe e “arsimoi” ne Hollande hyri ne rrjeten e Sorros dhe po ben lojen e tij

  3. Usa ka vepruar ne këtë mënyrë herë të tjera

    Është favori i radhës për ramën

    Jemi në një pikë që kërkojet të dyzohet kimetja si ambasadore apo pjese e ekipit të ramës

    Nuk ka dyshim që është me ramën , në këtë moment lulzimja ska pse pretendon bashkëpunim
    Duhet traktuar si e tillë pra e anshme. Nuk plotesohen kerkesat e kundershtarit ose je legen ose i kapur

    Në fund të ditës basha nuk fiton

    Basha është problemi i pd

  4. Respekte per zotrin Doktor Berisha dhe zotrin Basha qe udheh eqin pedene. Ne zgjedhjet e 2025 aleanca e djatht do fitoj 72 mandate.Vazhdoni m kyt rrug qy fitorja t na buzqeshi.

  5. Lul Loqja me koqe te tredhura pret qe mbasi te deshtoje dhe nja 5 here ne zgjedhje tia bejne dhurate me rastin e 80 vjetorit..

  6. ca karin po thoni, po ku ja mbante lulit te merte nje vendim te till pa presionin e fort amerikan? ca i keni keto karlliqe. pastaj normale qe ai e ka pergjegjesin formalisht, se eshte kryetar.

  7. për Shqipërinë e Sali Berishën që në vitet e qeverisjes së tij ka pasur një sjellje “mistrece” e deri “gangstere” me popullin e vet në radhë të parë dhe me aleatët në fund të herës.

    Bëhet fjalë për fillesat e Sali Berishës në krye të shtetit shqiptar, kur ende mbante pardesynë e bardhë të lëvizjes së dhjetorit dhe kostumin e qepur në kohën kur udhëtonte në Francë për të bërë analizat e gjakut dhe të jashtëqitjes së ish diktatorit komunist Enver Hoxha.

  8. Ore me vertet besoni se aksioni qe nisi Sala eshte per te shpetuar PD dhe demokracin? a ka ndonje qe mendon se ky aksion eshte per te shpetuar veten dhe provat?

  9. Eshte ne dinjitetin personal, nese e ka, te z. Berisha, te luftoje dhe ushtroje te drejten e tij. Pra qe eshte i paperlyer per cfare e akuzon qeveria e SHBA permes diskrecionit te Sekretarit te Shtetit. As ne Shqiperi apo ne SHBA dhe Europe nuk gjen qe individi te mos kete te drejten e “fairness” pra nje proces ne te cilit te degjohet para se te merret nje vendim. Na pelqen pse jo, eshte irelevante. Kushdo ka te drejte madje detyre ti dale zot vetes se tij. Shqiperia, organet e hetimit penal, kane per detyrim ligjor ti drejtohen Departamentit Amerikan te Drejtesise dhe ti kerkojne mbi rekordet qe kane perbere bazen per shpalljen e z. Berisha person non grata. Ne menyre qe ti shqyrtojne ato dhe te shohin nese ka nje baze ligjore per te hetuar dhe ngritur nje akuza ndaj z. Berisha. Veprimet e znj. Kim si ambasadore, jane ne nje korrnize politike, pra te politikes se jashtme amerikane ne lidhje me Shqiperine. Eshte e qarte qe kjo politike e zbatuar synon largimin e figurave te caktuara politike qe politika e jashtme amerikane i gjykon te arsyeshme. Arsyet ne nuk i dime pasiqe ato nuk jane publike. Ajo qe kuptohet qartazi ne publik eshte se paralelisht ketij aksioni “kunder” SHBA ka dhe nje aksion te mbeshtetjes madje publike te disa udheheqesve ne Ballkan. Z. Rama eshte nder to. Ne konkluzion, ashtu si vete znj. Kim e shprehu, qendrimi i saj aktiv pro qeverise se z. Rama ne Shqiperi, eshte shprehje e politikes se vendit qe ajo perfaqeson. Me hapur se kaq nuk ka ku shkon. Sa sa vite e kane kete objektiv, perseri nuk e dime, se ska detaje per publikun. Nese keto aksione te jashtme do te jene ose jo te te dobishme per vendet e Ballkanit, Shqiperine tone, veshtire te thuhet. Sa per interesin e SHBA, me ndjeni, nuk ka pse na rruhet. Por te ben pershtypje qe kesaj valleje amerikane i mungojne valltaret aleate ne BE, vecanerisht Parisi dhe Berlini. Mund te abstragohet pas skenes me gjasa kemi te bejme me nje plan eksperimental te llojit “rri ne vend e merr me mend” te nje ose disa kolltugofageve ne burrokracine e kashtme amerikane. Qe me skenare virtual bindin eproret e tyre por qe nuk u behet vone se cfare demesh u shkaktojne njerzve.

  10. Une e kam parandje me kohe qe ky eshte vegel Sorrosi, cudi si se paska dit Sala?

    Apo e ka dit dhe ka mendu gjona te tjera?

  11. Pse ALBIN KURTI eshte Lulezim Basha?
    A nuk ishin amerikanet qe e rrezuan nga pushteti ALBIN KURTIN ne 2020????
    Por vota popullore i dha perseri pushtetin edhe pse kishte kunder ” Ameriken”.
    Shihni amerikanet ne Afganistan. Pjesa me e madhe e popullit i mirepriti talebanet, se nuk po duronin pushtetin e korruptuar afgan qe mbeshtetej nga Sorrosi dhe amerikanet.
    Pra kur do populli dhe ti e bind me idete dhe programin tend qeverises si opozite , populli te voton e s’pjerdh per Kimete e Ameriken e Kimetes!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *