• |
ide | kryesore

“Po ktheheshin nga kalçeto”/ Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në orët e mesnatës në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, ku janë plagosur me armë zjarri një 20 vjeçar dhe një 19 vjeçar, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasit e plagosur me armë zjarri Enis Sanxhaku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç kanë qene duke u kthyer nga kalçeto, ku si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.


Ndër të tjera mësohet se konflikt, ka agravuar dhe njëri prej tyre ka përdorur dhe armë zjarri. Mësohet se dy të rinjtë e plagosur nuk kanë precedentë të mëparshme penale.


“Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Comment

  1. Tu qihet nena atyre qe kane blere patenten dhe i marrin perparsine tjetrit ne rruge. Dhe atyre qe bejne rruge te keqija dhe vendosin sinjalistika te gabuara. Jane vrases potencial dhe shkopat e bejzbollit dhe plumbin e kane pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu